TIRANE - Propozim në hava. Është ky komenti i liderit socialist Edi Rama si përgjigje e ftesës së sotme të kryeministrit Berisha për të diskutuar në tavolinë çështjen e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 Qershorit.

Përmes një statusi në rrjetin social Tuitter, kryesocialisti e argumenton qëndrimin e tij me faktin që Berisha e ka kundërshtuar për 8 vjet rresht votimin e emigrantëve në vendet ku ata jetojnë.

“Koha për të ikur”, përfundon numri një i opozitës.





Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)