Ftesa e PD për LSI-në, Taulant
Balla: Aleanca do vazhdojë

Ftesa e PD për LSI-në, Taulant<br />Balla: Aleanca do vazhdojë
TIRANE - Nënkryetari i Partisë Socialiste,Taulant Balla shprehet i bindur se Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë edhe për një tjetër mandat qeverisës.

I pyetur nga gazetarët lidhur me ftesën e hapur të PD-së, për bashkëpunim me LSI-në në zgjedhjet e 2017-ës, Balla tha se nuk i merr në konsideratë propozime të tilla.

" Nuk doja kurrsesi të merrja në konsideratë propozime të tilla, e kemi thënë shumë qartë se ne duam ta vazhdojmë Aleancën tonë për Shqipërinë Europiane. Kemi hyrë në një proces bashkëqeverisje në 2013 dhe jemi të gatshëm që në interes të qytetarëve shqiptarë jemi të gatshëm që këtë aleancë  ta vazhdojmë edhe në zgjedhjet e 2017. Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vazhdojë"- deklaroi Balla.

Partia e Blushit
Pas takimit me përfaqësues të partive të vogla, Balla komentoi edhe partinë e re 'Libra' të ish-deputetit socialist Ben Blushi.

"Le të institucionalizohet në kuadër të tryezës së 40 partive të vogla dhe të sjellë dhe ai kërkesat që ka për sa i përket çështjeve të kodit zgjedhor. Spektri politik shqiptar është shumë i madh, ka parti dhe partiza, kështu që Urime!"- deklaroi Balla.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social