Ftesa e PS për PD, Balla: Bashkëpunimi i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE

Partia Socialiste përsëriti thirrjen për bashkëpunim drejtuar Partisë Demokratike. Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla tha se ftesa është e sinqertë dhe se ky bashkëpunim është i domosdoshëm për proceset integruese të vendit.

“Reformat që do të kërkojë kjo fazë e fundit për anëtarësimin e Shqipërisë, nisja e bisedimeve të anëtarësimit, në këtë kuadër ftesa për të bashkëpunuar me opozitën është e sinqertë që bazohet në interesa madhore të vendit dhe kontributi i çdo faktori vendimmarrës dhe përfaqësues dhe sidomos kontributi i PD duhet të bëhet pjesë e kësaj aspirate dhe këtij procesi”, tha Balla.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Balla në një prononcim për mediat nga Cërriku tha se pret që PD ta pranojë këtë ofertë pasi të ketë përmbyllur procesin zgjedhor të brendshëm.

“Pas këtyre momenteve të përzgjedhjes dhe rikonfirmimit të lidershipit të PD, në ato proceset e brendshme të tyre, do të kemi mundësi në shtator që të identifikojmë se cilat janë çështjet që ne e kemi të nevojshme bashkëpunimin me njëri-tjetrin”, tha Balla.

Ai nuk komentoi hetimet për Metën, ndërsa tha se tashmë i duhet lënë fjala Komisionit Hetimor Parlamentar.

“Tani duhet të heshtim dhe komisioni të sugjerojë vendimmarrjen e vet. Nëse do të shkeljet janë të rënda dhe hyn në parashikimet e Kushtetutës për shkarkimin, natyrshëm do të shkarkohet, nëse komisioni do të thotë ndryshe, kjo është vendimmarrje sovrane e komisionit. Ne duhet të respektojmë Kushtetutën dhe atë mandat që i kemi dhënë këtij komisioni”, tha Balla ndër të tjera.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj