Ftesa e Ramës për Reformën Zgjedhore, Basha vendos kushte: Më parë të zgjidhim krizën politike (Sulmon OSBE-në)

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur me kushte ftesës së kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në një tryezë politike për Reformën e re Zgjedhore. Lideri demokrat u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu se më parë duhet të zgjidhim krizën politike. Një tjetër kusht për pakicën ishte edhe emri i Damian Gjiknurit, që sipas Bashës nuk mund të jetë bashkëkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi ka dalë në përgjime te dosjes 184 të zgjedhjeve lokale të Dibrës.

"Sot prioritet është zgjidhja e krizës, politike. Zgjidhja e krizës është prioritet absolut i Shqipërisë, i PD-së dhe opozitës së bashkuar. Këtë krizë nuk e ka shkaktuar kodi zgjedhor, kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë. Kushtetuta dhe ligjet nuk janë përgjegjëse as për Valdrin Pjetrin, Mark Babanin dhe Agim Kajmakun. Raporti i OSBE-së është i qartë, hapet me fjalinë që korniza ligjore është e plotë por mund vullneti politik. Prandaj zgjidhja e krizës dhe integrimi, zgjidhja duhet të vijë vetëm përmes vullnetit politik.

Nuk mund të fshihemi pas letrave dhe kërkesave të pa sinqerta dhe provokimeve të rënda, ftesës nga një individ, i dyshuar kryesor për dosjen 184. Nëse ideja për Kodin Zgjedhor përfshin Gjiknurin, të ftojnë Avdylajt, Shullazin, Ymer Lalën dhe të tjerë se kjo është një tallje. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme, opozita ka dy vite që ka përgatitur një platformë, duhet të përfshirë transformim të thellë politik, ta çojë vendimmarrjen te qytetarët, këtu kam hapat e forcimit të demokracisë përfaqësuese dhe të forcojmë mekanizmat që jo një njeri i vetëm të kapë të gjitha institucionet.

Opozita po përgatit platformën e saj, do të bëjë publike dhe do ta diskutojë. Po jemi të vendosur, reforma zgjedhore ka rëndësinë e saj, por zgjidhja e krizës politike kërkon vullnet politik. Letra të hapura dhe përfshirja e individë të përfshirë në dosjen 184. Hapi i parë duhet të jetë pranimi i situatës në vend, i paligjshmërisë ku e ka futur vendin kryeministri. Kjo mund të shtrojë bazën për daljen nga kriza, ndarjen e krimit nga politika. Një reformë e plotë zgjedhore bashkë me një reformë politike" deklaroi ai.

Lideri demokrat ishte i ashpër edhe për prezencën e OSBE-së në Tiranë, që sipas tij ka heshtur deri tani për situatën. "Ne u kemi dhënë një përgjigje ndërkombëtarëve. Nuk jemi ne pengesa për një proces transparent, parimor dhe gjithëpërfshirës për zgjidhjen e krizës, po Edi Rama që nuk mund të fshihet pas letrave publike, që con pas Damian Gjiknurit. Sa i përket OSBE-së në Tiranë, pres që të shprehet për raportin e OSBE-së, tre kryebashkiakët me rekorde kriminale dhe shkeljet e rënda të Kushtetutës. Nuk kemi dëgjuar asgjë nga OSBE-ja, por kjo është dicka përtej mandatit dhe gjykimit tim" tha ai.  

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i bëri një thirrje liderit të Partisë Demokratike, kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe aleatëve në atë që e kanë quajtur "opozita e bashkuar", që paçka ndasive dhe kundërshtive në aspektin politik të asaj çka përfaqësojnë, të bëhen bashkë për të gjetur hapësirat e një dialogu për të miratuar reformën zgjedhore.

Për kreun e qeverisë, edhe pse jashtë parlamentit, deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, opozita është votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është edhe arsyeja që Rama thekson pse "Kuvendi ja ka rezervuar një vend të posaçëm në Komisionin për Reformën zgjedhore", një proces që ka nisur me opozitën parlamentare.

Deklarata e plote e Lulzim Bashes
Pyetje: Keni një ftesë nga Rama për reformën zgjedhore, si i përgjigjeni?

Lulzim Basha: Nuk merrem me letra të hapura, sepse letrat e hapura bëhen për propagandë dhe, si rregull, nuk janë të sinqerta, kudo në botë. Por dua ta theksoj fare qartë se sot, për të gjithë shqiptarët, prioritet është zgjidhja e krizës. Kriza ekonomike mund të zgjidhet vetëm duke zgjidhur krizën politike. Ndalja e emigracionit masiv, dhënia fund e shkatërrimit të vendeve të punës, mund të bëhet vetëm duke i dhënë fund krizës politike. Dhënia fund krizës politike, zgjidhja e krizës politike është prioriteti absolut i Shqipërisë, është prioriteti absolut i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar. Të gjithë e dimë se këtë krizë politike nuk e ka shkaktuar Kodi Zgjedhor, nuk e ka shkaktuar Kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë. Kushtetuta dhe ligjet e Shqipërisë nuk janë përgjegjëse as për Valdrin Pjetrin, as për Mark Babanin, as për Jorgo Kajmakun, as për vjedhjen evidente të votave edhe në procesin më monist dhe antikushtetues të 30 Qershorit

Raporti i OSBE/ODIHR-it është i qartë, jo vetëm në vitin 2019 por edhe në vitin 2015 dhe në vitin 2017, ky raport hapet me fjalinë se “Korniza ligjore është në tërësi e plotë, por mungon vullneti politik”. Ndaj, dhe zgjidhja e krizës është prioriteti absolut për Shqipërinë dhe për lajmin pozitiv që duam dhe kërkojmë të integrimit të Shqipërisë në BE.

Zgjidhja e krizës politike duhet të vijë vetëm përmes vullnetit politik. Nuk mund të fshihemi as pas letrave publike, as pas kërkesave të pasinqerta, nuk mund të fshihemi as pas provokimeve të rënda, siç është ai i ftesës nga  një individ, Damian Gjiknuri, i cili është i dyshuari kryesor, ndër të dyshuarit kryesorë të dosjes “184”.

Nëqoftëse ideja e reformës zgjedhore përfshin Damian Gjiknurin, atëherë le të ftojnë edhe Ymer Lalën, le të ftojnë Safet dhe Enver Bajrin, le të ftojnë Emiljano Shullazin, le të ftojnë Avdylajt, sepse kjo është një tallje dhe një provokim për të gjithë shqiptarët.

Reforma Zgjedhore është shumë e rëndësishme.

Opozita ka përgatitur tash dy vjet një platformë për Reformën Zgjedhore e cila është shumë më shumë sesa ndryshime në Kod Zgjedhor apo ndryshime në Kod Penal.

Duhet të përfshijë transformim të thellë politik, që të ketë dy qëllime kryesore.

·        Së pari, ta çojë vendimmarjen tek qytetarët shqiptarë. Këtu kam parasysh hapa të tillë si forcimi i demokracisë përfaqësuese.

·        Së dyti, të krijojë mekanizmat me anë të të cilave kurrë më të mos përsëritet një krizë e tillë, kur një njeri i vetëm apo një grusht oligarkësh të kapin të gjitha pushtetet, të kapin të gjitha institucionet dhe ta shndërrojnë Shqipërinë si një çiflig personal.

Në këtë kuadër opozita, siç e kam bërë të ditur prej javësh tashmë, po përgatit platformën, të cilën do ta bëjë publike dhe do ta ndajë me të gjitha grupet e interesit dhe të gjithë qytetarët shqiptarë.
 
Po! Ne jemi të vendosur dhe Reforma Zgjedhore ka rëndësinë e saj, por zgjidhja e krizës politike kërkon vullnet politik. Letrat e hapura, provokime të tilla si përfshirja e të dyshuarve të dosjes 184 në procese si Reforma Zgjedhore, tregojnë mungesën e vullnetit politik.
 
Ndaj, hapi i parë për zgjidhjen e krizës duhet të jetë pranimi i situatës së rëndë në vend, i paligjshmërisë, ku e ka futur vendin bashkëpunimi i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri me krimin e organizuar. Vetëm kjo mund të shtrojë bazën drejt një rrugëdalje nga kriza që prioritet kryesor dhe të parin duhet të ketë ndarjen e krimit nga politika. Dhe një Reformë Zgjedhore të plotë bashkë me një reformë të thellë politike që do t’ia kthejë pushtetin qytetarëve dhe do ta bëjë politikanin përgjegjës para qytetarëve dhe shërbëtor të interesit publik dhe jo përfitues të të mirave materiale dhe jomateriale dhe qytetarin shërbëtor të një klase të korruptuar politike.

Pyetje: Zoti Basha çfarë përgjigje do t’i jepni OSBE-së për t’u ulur në tryezë?

Lulzim Basha: Ne u kemi dhënë një përgjigje përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar dhe, për fat të keq, një përgjigje negative ka ardhur nga Edi Rama me alibinë se do të përgjigjej pas 30 Qershorit. Kështu që, nuk jemi ne pengesa për një proces transparent, parimor dhe gjithëpërfshirës  për zgjidhjen e vërtetë të krizës, por qartësisht, është Edi Rama, i cili nuk mund të fshihet as pas letrave publike dhe as pas letrave që çon me Damian Gjiknurin, pavarësisht se kushdo tjetër që firmos ato letra, duhet të analizojë thellë se cilat janë përgjegjësitë. Sa i përket OSBE-së në Tiranë pres akoma që OSBE-ja në Tiranë të shprehet për raportin e OSBE/ODIHR-it, pres akoma të shprehet për 3 kryebashkiakët me rekorde kriminale, pres akoma të shprehet për shkeljet e rënda  të Kushtetutës dhe të ligjit. Mendoj që këto janë të rëndësishme që shqiptarët t’i dëgjojnë. Nuk kemi dëgjuar asgjë nga këto nga OSBE-ja as për këto, as për të tjerat që kanë të bëjnë drejtpërdrejt më mandatin e OSBE-së, por, në fund të fundit, kjo është diçka që është përtej mandatit dhe gjykimit tim si kryetar i opozitës.

Pyetje: Zoti Basha a keni një koment në lidhje me lajmin e publikuar sot se Gjermania ka vendosur 9 kushte për nisjen e negociatave?

Lulzim Basha: Nuk kam asnjë lajm dhe nuk dua të spekuloj për asgjë. Vendimmarrësit europiane duan që Shqipëria të përparojë në rrugën e integrimit europian. Unë si kryetar i PD dhe si kryetar i opozitës, javën e kaluar në Bruksel kam kërkuar hapjen  e negociatave, pikërisht, edhe për të ndihmuar daljen e Shqipërisë nga kriza, për të dalë pra nga ky terren i helmatisur politik për të dalë në një terren europian, ku të prevalojnë normat, standardet europiane dhe mënyra europiane  e qasjes ndaj problemeve dhe zgjidhjes së problemeve. Padyshim, që këtu ka një realizëm nga ata që e njohin situatën në Shqipëri, nga ata që nuk e fusin kokën në rërë, që në Shqipëri ka një krizë të thellë politike, tejkalimi i së cilës është me rëndësi të madhe edhe për procesin e integrimit europian të vendit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 18/09/2019 17:15

    Hahaha pinoku i vogjel po ve kushte...hahaha ec aty Edi!

    Përgjigju
  • Vlora: 18/09/2019 16:25

    Po ci pyet me keta e Edi. Leri qente gam gam na u bene dhe me rendesi. Varu lesht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja