Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Kanada, ka zbuluar disa prej projekteve kryesore të Tiranës në Forumin Urban Botëror, i cili u mbajt këtë javë në Toronto. I ftuar të ishte pjesë e panelit së bashku me urbanistin e mirënjohur, Gil Penalosa, Veliaj u ndal te ajo pse qytetet duhet të fokusohen te politikat për fëmijët, për t’u bërë më miqësor për ta, duke sjellë shembullin e suksesshëm të disa prej nismave të Bashkisë së Tiranës.
Veliaj përmendi “Ditët pa Makina” apo shtimin e korsive të biçikletave, si dy nisma që kanë ndikuar më shumë në krijimin e hapësirave për njerëzit, uljen e ndotjes dhe lëvizshmërinë. Ai shtoi gjithashtu se kryebashkiakët duhet të jenë edhe menaxherë të mirë, që janë kujdestarë po aq të mirë të financave të qytetit.
Urbanisti i njohur, Gil Penalosa tha se qyteti i Tiranës, të cilin e ka vizituar disa herë vitet e fundit, është transformuar tërësisht, sidomos sa i përket qasjes ndaj fëmijëve, duke u bërë kështu një qytet më miqësor dhe me mundësi më të mëdha argëtimi për ta.
Forumi Urban Botëror është një nga më të rëndësishmit në këtë fushë sepse bashkëpunon me Kombet e Bashkuara për të përshpejtuar zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, përmes zgjidhjeve inovative dhe praktike për menaxhimin urban, ekonominë dhe burimet. Gjatë vizitës së tij në Kanada, Veliaj u prit edhe nga komuniteti shqiptar që jeton në Otava dhe Toronto.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
50.1%
-
Jo
45.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 4773
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Është ‘luks’ të garosh sot në politikë kur të arrestohen kundërshtarët politikë
20 Shkurt, 21:53
-
Lulzim Basha: Batutat e lodhura të Ramës me gjumin nuk më prishin dremitjen më të vogël
20 Shkurt, 18:28
-
Dokumentari për Tiranën/ Nga rrënojat e viteve ’90 te transformimi i kryeqytetit nën drejtimin e Ramës dhe Veliajt! Basha shfaqet duke fjetur (VIDEO)
20 Shkurt, 18:12
-
Tiranë/ Nëna kallëzon në Polici edukatoren, i qëlloi fëmijën me pëllëmbë! Nis hetimi
20 Shkurt, 18:10
-
'Antimiting për Veliajn', Rama i përgjigjet Berishës: Fatos Nano, i burgosuri i fundit politik! Noc Rroku vjen me pranverën
20 Shkurt, 17:48
-
Ministri Balla merr pjesë në ceremoninë e festave kombëtare të Kuvajtit: Të angazhuar për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat!
20 Shkurt, 16:04
-
Ilir Daja: Laçi ka pika të dobëta, është koha që Dinamo të rikthehet te fitorja
20 Shkurt, 15:38
-
Për çdo ngarkesë që vinte në Europë, 30 kg kokainë i trafikonte në Itali! U arrestua në Tiranë për ekstradim, zbardhen detaje nga dosja e 'bosit' shqiptar me dy emra
20 Shkurt, 15:27
-
Arta Dade: Erioni është shumë punëtor! Protestat e opozitës nga një humbës me 60 mijë vota, dramë e vërtetë
20 Shkurt, 13:53
-
Arrestohet 26-vjeçari në Rinas, u kap me kokainë në automjet! Në banesë iu gjetën dhe 9 steka me cigare pa pullë
20 Shkurt, 11:30
-
Disiplina me 23 vendime brenda ditës! Gjobiten Tirana, Vllaznia dhe Bylisi
20 Shkurt, 10:25
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Fletë votimi gjigande, Tirana me të paktën 350 emra kandidatësh, përmasat 59 cm me 42 cm! Report Tv siguron modelet
20 Shkurt, 10:04
Edhe kullat hyjne te /politikat per femijet/,apo jane vetem per /FEMIJET/ qe luajne me miliona?!
Përgjigju