Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh si një sugjerim për të zbuluar shpirtin e Shqipërisë përmes agroturizmit.
“Si një simfoni ku shijohet natyra, mikpritja e ngrohtë e fermerëve dhe ushqimi i freskët shërbyer me shumë dashuri bashkë me verërat e prodhuara me mjeshtëri, në vitin më fantastik të turizmit shqiptar”,- shkruan kryeministri.
Rama kujton se në 9-mujorin e parë të vitit 2023 vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 miliardë euro të hyra.
Komento