‘Të vijë edhe 'tërmeti' të marrë pjesë’, Gjiknuri i përgjigjet Metës: Të ftoj pas zgjedhjeve për drekë në Kuzumbaba tek miku yt Çim Selami

‘Të vijë edhe 'tërmeti' të marrë pjesë’, Gjiknuri i përgjigjet Metës: Të ftoj pas zgjedhjeve për drekë në Kuzumbaba tek miku yt Çim Selami

Damian Gjiknuri

Deklaratave të shpeshta të Presidentit Ilir Meta nga Vlora u është përgjigjur drejtuesi politik i Partisë Socialiste për këtë qark Damian Gjiknuri.

Në një intervistë televizive, Gjiknuri u pyet për ftesën që Ilir Meta i bëri publikisht për ta takuar në kafe ashtu sikurse për ironinë e tij rreth aeroportit të Vlorës.

 “Presidenti i Republikës, siç duket nga halli që nuk po gjen dot veten LSI në Vlorë, po i shpeshton vizitat e tij, ditën dhe natën. E di vet ai shumë mirë me kë takohet. Edhe ne e dimë shumë mirë. Më vjen keq sepse unë kam respekt për institucionin e Presidentit dhe nuk mund të ulet deri në këtë nivel për të kërkuar vota. Vlonjatët tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Sa për aeroportin, Presidenti si një qytetar i lirë nesër do ketë mundësi të zbresë në aeroportin e ri të Vlorës. Them si qytetar i lirë sepse atëherë nuk do të jetë më President. Përsa i përket deklaratave të tjera, unë i bëj thirrje Presidentit të mos i ngacmojë qytetarët vlonjat. Mos i shiko vlonjatët si mish për top, mos i shiko si një fuçi baruti që dikush do ti hedhi shkrepsen dhe ata do të dalin. Ai mendon se vlonjatët janë njerëz të ashpër dhe mezi presin të bëjnë ndonjë rrëmujë. Vlonjatët në fakt janë njerëz që duan qetësi, duan qytetari. Edhe po të shikoni fushatën ne nuk shajmë njëri-tjetrin, ne kemi një klimë të qetë dhe nuk na duhen këta që vijnë nga Tirana dhe hedhin zjarr këtu sepse nuk kemi nevojë. Presidenti le të gjejë veten e tij. Kur të jetë si qytetar i lirë pastaj le të vijë të hajë dhe një drekë Kuzbaba. Pas zgjedhjeve le të vijë në Kuzumbaba tek miku i tij Çim Selami, se dikur e ka patur mik dhe do ti ofroj një drekë aty”, theksoi Gjiknuri.

Kujtojmë se pak ditë më parë pati replika në distancë mes Gjiknurit dhe Metës. Gjiknuri tha gjatë një telefonate me kreun e qeverisë se Meta vijon të bëjë fushatë fshehtas i maskuar.

Ndërkohë që presidenti Ilir Meta, gjatë debatit për bllokimin e aeroportit në Rinas, me nota ironie e ftoi Gjiknurin, të cilin e cilësoi ‘tërmeti’ që të takoheshin ne aeroportin e Vlorës.‘ Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm“, shkruante Meta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!