Elezi nga Laçi: Kishte axhendë tjetër! Në 2018 kuksianët janë tradhtuar nga Flamur Noka! Bëri fushatë me Berishën 'mbi kokë'

Takimi i radhës i kandidatit për kryetar të PD-së Ibsen Elezi ishte në Kurbin, ku përpara bazës së partisë tha se Berisha kishte refuzuar debatin me të sepse kishte agjendë tjetër. Teksa hodhi një lumë kritikash në drejtim të Lulzim Bashës, Elezi tha se së bashku me Berishën kanë vjedhur vota në 25 prill. 

‘Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet.

Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet. Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipëri e ka krijuar së bashku me këta të tjerët. Partia është e hapur, por në momentin që ti do kthehesh duhet të nis karrierën nga e para”.- tha Elezi.

Ajo që është vënë re gjatë takimit është se “mbi kokën” e Elezit, ndodhej fotografia e Sali Berishës.

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb