Ftonte të huajt për t’i punësuar në Shqipëri e më pas i kalonte kundrejt pagesës drejt BE-së, arrestohet 32-vjeçarja! Në kërkim bashkëpunëtori i saj

Ftonte të huajt për t’i punësuar në Shqipëri e më pas i kalonte kundrejt pagesës drejt BE-së, arrestohet 32-vjeçarja! Në kërkim bashkëpunëtori i saj

Foto ilustruese

Një 32-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, për trafikim të paligjshëm. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se është arrestuar R. L., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i saj, S. H., 50 vjeç, banues në Indi.  

Nga hetimet ka rezultuar R. L., në bashkëpunim me S. H., siguronte ftesa fiktive për shtetas të huaj, kryesisht nga India, për të ardhur në Shqipëri, me pretendimin për qëllime punësimi. Pasi të huajt vinin në Shqipëri, 32-vjeçarja i ndihmonte ata, kundrejt fitimit, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. 

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit B. J., 38 vjeç, T. Sh., 41 vjeç dhe Y. S., 19 vjeç, të tre banues në Indi, të cilët kanë hyrë në Shqipëri me dokumente të dyshuara të falsifikuara, me pretendimin se do të punësoheshin nga shtetasja R. L.  

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?