TIRANE- Emisioni “Pace me gazeta” e ka nisur sezonin e ri me plot surpriza dhe risi në këtë fillimshtatori. Në këtë sezon të ri, emisionit i bashkohen 2 "paçellarë" të rinj, të cilët do të përcjellin tek shikuesit humor dhe momente të këndshme.
Mëngjeset në "A1 Report" nisin plot energji dhe humor nga Hervin Çuli dhe banda e tij në emisionin “Paçe më gazeta”, i cili në këtë sezon të vjen me të njëjtën strukturë, por me ndryshime brenda saj.
Kështu, emisionit me karakter zbavitës, të ndërthurur vazhdimisht me ironi e deri në sarkazëm për realitetin shqiptar, i është bashkangjitur aktori i mirënjohur Genc Fuga, i cili ka sjellë për teleshikuesit e “A1 Report”, mjaft batuta e humor, duke bërë që gjithsecili prej nesh, ta nisë ditën ndryshe.
Një tjetër “pacellar”, personazh në këtë emision është Pëllumb Muzikanti, i cili i bie plot 16 instrumenteve. Ai ka sjellë momente të këndshme në këtë mëngjes, duke iu bashkangjitur humorit të gjithë personazheve të tjerë.
Këto janë vetëm disa nga risitë në programacionin e “A1 Report”, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të kenë mundësi të shijoni edhe mjaft surpriza të tjera.

(Në foto, Genc Fuga)

(Në foto, Pellumb Muzikanti)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

të rinj në emisionin e Çulit">