Fuga: Përplasja në PD, betejë
mes humbësve të 2013 dhe 2017

Fuga: Përplasja në PD, betejë<br />mes humbësve të 2013 dhe 2017
Akademiku Artan Fuga, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të 2017.

Fuga shkruan se është pikërisht Kushtetuta që kemi që ka sjellë një degradim politik, degjenerim të sistemeve qeverisëse, autoritarizmin dhe përjashtimin e qytetarit nga pjesëmarrja.

Statusi i plotë i akademikut Artan Fuga:
Jo "betejë" mes humbësve dhe humbësve!

Kushtetuta që kemi ka sjellë degradimin politik, degjenerimin e sistemeve qeverisëse, autoritarizmin dhe përjashtimin e qytetarit nga pjesëmarrja.

Kur dikush thotë sot se cdo kërkesë për ta ndryshuar këtë kuadër kushtetues me një model tjetër, pra me një "republikë të re"është "kërkesë marksiste", sikurse ndodhi te emisioni i z. Ylli Rakipi, "Të Paekspozuarit", atëhere kupton se sa e ndërlikuar është gjendja që shfaq në publik partia demokratike.

Dashje pa dashje kjo tregon mosnjohje të historisë, marrje në mbrojtje të një sistemi ku deputeti është një shkruajtës, skrib, i vendimeve të qeverisë dhe Kuvendi rregjistrues i vendimeve të partive politike.
Kështu ka rrezik të mos kemi veçse një përplasje mes humbësve të 2017 dhe humbësve të 2013!

Modelet e demokracisë janë nga më i ulti te më i larti, ku kalimi nga një model te tjetri është një nga vlerat e mëdha që na vjen qysh nga mendimi i Aristotelit, Makiavelit, Hobessit, e deri te mendimtarët dhe politikanët e sotëm.

Në historinë politike të demokracive të mëdha europiane ka një evoluim disa shekullor të modeleve republikane! Republika të para, të dyta, të treta, të katërta, të pesta, etj.

Teknologjia sociale pasi e përdor një model, e konsumon atë dhe përqafon një model më të lartë.

Po vazhdoi kështu atëhere rrezikojmë tëmos kemi veçse humbësit e kohëve të ndryshme do të debatojnë me njeri tjetrin se kush është më shumë humbës !

(D.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot