Fullani, Basha: Jo ndikim politik
Rama-Meta duan të kapin Bankën

Fullani, Basha: Jo ndikim politik<br />Rama-Meta duan të kapin Bankën
TIRANË - Lideri opozitës Lulzim Basha deklaroi se politika nuk duhet të influencojë punët e drejtësisë, por nga ana tjetër kreu i demokratëve shprehet se dyshja Rama-Meta kërkojnë të influencojnë në Bankë për të kapur sistemin monetar të vendit.

"Çështjet e drejtësisë janë çështjet e drejtësisë dhe duhet të mbeten çështje të drejtësisë", tha Basha i pas konferencës së Sindikatave i pyetur për arrestimin e Fullanit.

Më tej ai shtoi se politika nuk duhet të influencojë në këtë proces, e as nuk duhet ta motivojë këtë proces, por duhet ta ndjekë me përgjegjësi të madhe.
 
Sipas tij mbajtja e këtij qëndrim është i nevojshëm pasi interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, kërkojnë që ky proces të ketë transparencë maksimale dhe një drejtësi të pandikuar.
 
Një tentativë për të vënë në kontroll politikën monetare shqiptare do të kishte pasoja katastrofale për vendin dhe për qytetarët shqiptarë shton më tej Basha.
 
Fjala e plotë e Bashës për arrestimin e Fullanit
“Çështjet e drejtësisë janë çështjet e drejtësisë dhe duhet të mbeten çështje të drejtësisë. Politika nuk duhet të influencojë në këtë proces, e as nuk duhet ta motivojë këtë proces, por duhet ta ndjekë me përgjegjësi të madhe, pasi interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, kërkojnë që ky proces të ketë transparencë maksimale dhe një drejtësi të pandikuar. Veçanërisht një proces të pamotivuar nga frymëzimi oligark i dyshes Rama-Meta për të kapur të gjithë pushtetet dhe për të vënë në kontroll politikën monetare shqiptare, i cili do të kishte pasoja katastrofale për vendin dhe për qytetarët shqiptarë.”- tha Basha

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën