Kreu i Parlamentit njëkohësisht dhe lideri i Levizjes Socialiste pwr Integrgim, Ilir Meta është shprehur mbi arrestimin e guvernatorit Ardian Fullani duke theksuar se Prokuroria ka të gjithë mbështetjen e duhur për t’i shkuar deri në fund këtij skandali dhe për të vënë pikat mbi “i”. Po ashtu Ministri i Transporteve Haxhinasto dhe i Mjedisit Lefter Koka janë shprehur mbi arrestimin e Guvernatorit Ardian Fullani, që u krye ditën e djeshme me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Deputetët dhe Ministrat e LSI u pyetën gjatë eventeve të organizuara në mbarë vendin nga kjo parti me rastin e 10 vjetorit të saj të krijimit.
Meta: Respekt vendimit, Prokuroria pikat mbi 'i'
Me arrestimin e guvernatorit të Bankës së Shqiëprisë Ardian Fullani, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, shpreh mbështetjen ndaj Prokurorisë për t’i shkuar deri në fund hetimit të vjedhjes së thesarit të shtetit. Meta ritheksoi qëndrimin e tij të mëparshëm duke shprehur njëherësh respektimin e vendimit të gjykatës për arrestin e Fullanit.
“Qëndimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar lidhur me skandalin i cili ka të bëjë me vjedhjen e Bankës së Shqipërisë që do të thotë mbështetje prokurorisë dhe gjyqësorit për të hetuar deri në fund këtë skandal dhe për të vendosur të gjitha pikat mbi “i” dhe natyrisht do të respektojmë vendimet e drejtësisë", u shpreh Meta.