​Ish Guvernatori Ardian Fullani nuk pranon 12 paga dëmshpërblim nga Gjykata Administrative por apelon vendimin duke kërkuar rikthim në punë dhe pagat e 48 muajve.

Apelimi i Fullani është bërë pak ditë më parë në Gjykatën e Apelit Administrative, pas vendimit të shkallës së parë që pranoi pjesërisht padinë e tij.

Fullani paditi Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkim të padrejtë dhe rikthimin në punë, por administrativja i njohu atij vetëm të drejtën e dëmshpërblimit me një vit pagë.

Kjo duket se nuk e ka kënaqur ish-Guvernatorin i cili në argumentet e padisë rendit sërish dëmin psikologjik të shkaktuar dhe çrregullimet që ka pësuar pas vendimin që e largoi nga puna, gjithmonë sipas tij padrejtësisht.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com