Fullani: Rritja ekonomike në
2011 ishte  3.1%, PS: Jo reale

Fullani: Rritja ekonomike në<br />2011 ishte  3.1%, PS: Jo reale
TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani paraqiti në komisionin e Ekonomisë raportin e institucionit që drejton për vitin 2011. Fullani deklaroi para anëtarëve të këtij komisioni se duke u mbështetur në të dhënat e INSTAT, rritja ekonomike e vendit vitin e kaluar ka qënë 3.1%. Sipas gurvenatorit Fullani borxhi publik ka qënë në nivelin 58.1%, shumë pranë kufirit zyrtar 60%.
Duke bërë një panoramë të aktivitetit bankar për vitin e kaluar Fullani tha se kuadri mbikqyrës bankar është forcuar, ndërsa ëhstë rritur niveli i kredimarrjes. Ekonomia ka ndjerë pasojat e krizës globale, më e spikatur kjo në rënien e kërkesës konsumatore.
 Ekonomia, tha Fullani ka punuar nën potencialin e mundshëm dhe sektorët kryesorë janë shërbimet dhe tregtia. Zyrtarisht konfirmohet se niveli i papunësisë në vend është 13.3 %. Sipas Guvernatorit te Bankës së Shqipërisë inflacioni vitin që shkoi ka qënë 3.5%

PS KRITIKA RAPORTIT
Deputetët e PS e cilësojnë jorealist raportin e BSH për 2011, paraqitur sot në komiisonin e Ekonomisë nga guvernatori Ardian Fullani. Sipas deputetit Arben Ahmetaj, raporti nuk jep një pasqyrë të saktë të inflacionit dhe ndryshimeve të eksport-importeve.
“ Nuk janë pasqyruar ndryshimet e eksport-importeve në volum dhe cmimim dhe efektet që këto ndryshime kanë dhënë në rritjen ekonomike”-është shprehur deputeti Ahmetaj. Deputeti socialist shpreh dyshime edhe për rritjen ekonomike 3.1% përgjatë vitit 2011, pasi sipas tij kjo shifër është marrë apriori nga INSTAT dhe jo nga ndonjë studim i Bankës së Shqipërisë.

REAGON FULLANI
Guvernatori Ardian Fullani u është përgjigjur kritikave të opozitës duke theksuar se BSH ia ka arritur qëllimit për rritjen e kapitalit të bankave, aktualisht me 15.6%, ndërkohë që në vendet europiane ky nivel është më i ulët sipas Fullanit. Guvernatori u është përgjigjur edhe shqetësimeve për cështjen e borxhit, duke cituar se BSH po mban parametrat e borxhit në nivele adekuate dhe se qeveria po investon për të ulur borxhin. Guvernatori ka paralajmëruar se efektet e krizës do të vijojnë.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës