Fund mandati, Nishani rrezikon
Bashën, kthim në PD si kandidat

Fund mandati, Nishani rrezikon<br />Bashën, kthim në PD si kandidat
Pozitat brishta të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike tashmë mund të rrezikohen nga një faktor i ri, i cili jo vetëm nuk ka ndërmend të dalë në pension politik, por ka ambicie të forta politike. Përpos Eduard Selamit, Majlinda Bregut apo Jozefina Topallit, një tjetër profil i lartë politik do të afrohet pranë fronit të kryetarit të Partisë Demokratike, ndoshta duke pritur rrëzimin e kryetarit aktual.

Ai është Presidenti në largim Bujar Nishani, i konsideruar si një të besuarit dhe asat nën mëngë të Sali Berishës, me duket për të të zëvendësuar në një moment krize Lulzim Bashën, gjithnjë nëse ky u fundit nuk do të ndalojë spiralen e humbjeve dhe rrudhjen e partisë në përmasa dramatike.

Mund t’ju them sot një gjë të sigurt që nuk e kam ndërmend që të dal në pension kaq shpejt. Se cila do të jetë më pas rruga që do të ndjekë aktiviteti im do të mbetet për t’u parë”. Ky ishte mesazhi i qartë kreut të shtetit, Bujar Nishani. Edhe pse tenton ta veshë me një enigmë të ardhmen e tij politike, rruga që do të ndjekë Bujar Nishani nuk është misterioze.

Në kushtet kur rikonfirmimi i tij për një mandat të dytë presidencial është krejtësisht i pamundur, sipas të gjitha gjasave, kreu i shtetit do t’i rikthehet politikës aktive si pjesë lidershipit të Partisë Demokratike.

Po a mund të rikthehet Presidenti Nishani si një anëtar i thjeshtë i Partisë Demokratike, si një anëtar i thjeshtë i forumeve, si një drejtues i një departamenti apo për të siguruar emrin në listën e kandidatëve për deputetë? Sigurisht që Presidenti Nishani është një kandidati i natyrshëm për të drejtuar një ditë Partinë Demokratike, gjithnjë nëse saga e humbjeve të PD do të vijojë, deri në ndërprerjen e mandatit të Bashës.

Mundësi për ribashkim
Bujar Nishani shihet si një figurë më konsensuale dhe gjithëpërfshirëse, i cili mund të bashkojë faktorët, linjat dhe grupet kundërshtare në Partinë Demokratike. Nishani shihet si një mundësi për të rikthyer harmoninë dhe ekuilibrash e shprishur në partinë më të madhe në opozitë. Po ashtu, Bujar Nishani gjatë katër viteve të mandatit të tij presidencial ka kaluar një provë të fortë besimi partiak. Në aktet, vendimet dhe qëndrimet e tij, janë vizuar dukshëm interesat e Partisë Demokratike. Dhe shërbimi më i madh dhe i rëndësishëm ndaj partisë janë emërimet në gjyqësor. Nëse mazhoranca nuk i ka pranuar kandidatët politikë për anëtar të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, kreu i shtetit ka diktuar dhjetëra emërimet të dyshimta në gjykatat e shkallës së partë, gjykatat e apelit dhe në prokurori.

Mosbesimi tek Basha
Zgjedhjet lokale të 2015 ishin prova e parë elektorale e Lulzim Bashës, në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike. Nën drejtimin e Bashës kjo parti shënoi humbjen më dramatike që nga themelimi i saj. PD humbi 45 njësi vendore nga 61 të tilla. Humbi mbi 90 për qind e këshillave bashkiakë. Diferenca mes mazhorancës dhe opozitës, si asnjëherë më parë, u thelua me 500 mijë vota. Edhe pse Sali Berisha e pati paralajmëruar një humbje të tillë, përmasat e saj shkaktuan një tronditje në lidershipin demokrat. Pak muaj pas zgjedhjeve, deputeti Eduard Selami, konstatoi se Lulzim Basha nuk ngjall shpresë. Një qëndrim më të zymtë ka mbajtur, disa ditë më parë, Astrit Patozi, i cili paralajmëroi asgjësimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017. Mosbesimi i shtua pse humbjes së thellë dhe të papritur në Dibër. Eduard Selami dhe Majlinda Bregu kërkuan mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të analizuar lidershipin e PD. Ku mosbesim i madh mbi Lulzim Bashën favorizon Bujar Nishanin, si një alternativë e mundshme, për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Nishani për mandatin e dytë
Kreu i shtetit ka deklaruar se mandati i dytë si President është në dorë të mazhorancës. “Se cila do të jetë e ardhmja ime politike, pa dyshim që te çdo presidenti që mbyll një mandat, është krejt e natyrshme synimi i një mandati të dytë kur ai mendon se e ka kryer me përpjekje të sinqerta dhe të vërteta punën në mandatin e parë dhe që ka besim se mund të japë ende kontribute, në një mandat tjetër. Por, në sistemin tonë, kjo nuk mbetet vetëm në dëshirën e presidentit të Republikës. Kjo është e ndërthurur me vullnetin e mazhorancës përkatëse në parlamentin e Shqipërisë. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë zhvillimet deri në prill-maj, sepse për herë të parë ndodh që Presidenti zgjidhet në të njëjtën kohë me parlamentin e ri. Prandaj, parlamenti aktual, përpara se të shpërndahet duhet të zgjedhë presidentin që do të vijojë”, ka theksuar Nishani,
 
Kandidat potencial
Presidenti Nishani është një kandidati i natyrshëm për të drejtuar një ditë Partinë Demokratike, gjithnjë nëse saga e humbjeve të PD do të vijojë, deri në ndërprerjen e mandatit të Bashës.
 
Mesazhi i Nishanit
“Mund t’ju them sot një gjë të sigurt që nuk e kam ndërmend që të dal në pension kaq shpejt. Se cila do të jetë më pas rruga që do të ndjekë aktiviteti im do të mbetet për t’u parë”.
 
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?