TIRANE- Rreth 10 kompjutera janë sekuestruar ditën e sotme në kryeqytet në sajë të operacionit “Fund Marrëzisë”, ndërsa është proceduar penalisht pronari i dyqanit, Fatjon Tusha. Aksioni i policisë është zhvilluar sot nga shërbimet e komisariatit numër 4 në Tiranë, në një dyqan në rrugën “Niko Avrami”.
 
Ndërkaq materialet i kanë kaluar prokurorisë, për hetime të mëtejshme.
 
Prej më shumë se një muaji vijon operacioni i policisë “Fund Marrëzisë” ndaj operatorëve të lojërave të fatit që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)