Merr fund ndotja, rehabilitohen 3 landfille në Berat, kreu i Bashkisë: I jep zgjidhje një problemi që e kemi përjetuar prej dekadash

Me një fond prej 1 milionë frangash zvicerane, donacion i qeverisë zvicerane, janë rehabilituar landfillet ekzistuese në Bashkitë Berat, Kuçovë dhe Dimal.  Punimet janë kryer brenda 9 muajsh, ndërsa ambasadori i Zvicrës, Andre Maitre tha se tashmë është detyrë e bashkive të menaxhojnë landfillet dhe të mos mbajnë punëtorë informal.

“Më përpara e kishim të vështirë të vinim në këtë  zonë. Kishim ndotje të tokës, lumit dhe të detit Adriatik. Dua të ju drejtohem qytetarëve që të kontribuojnë në një meaxhim sa më të mirë të mbetjeve. Ne dëshirojmë të mendojmë edhe për masat afatgjata. Ne mezi presim që ti japim një zgjidhje afatgjate dhe zgjidhje rajonale të këtij problem. Kemi përfitime në shëndet, të turistëve, vendeve fqinjëve, ekonomive, mjedisin dhe e dërgon Shqipërinë një hap më përpara në Bashkimin Evropian”, tha ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Andre Maitre.

Për kryebashkiakun Ervin Demo, ndërtimi i Landfillit të Beratit i jep zgjidhje përfundimtare një problemi shumë të madh siç ishte ndotja e lumit Osum.

“Kemi inaugurimin e Landfillit të qytetit i cili i jep zgjidhje një problemi shume të madh, të cilët banoret e qytetit të Beratit e kanë përjetuar prej dekadash. Duke filluar me problemet me përmbytjet në landfillin tonë, i cili ndoste në mënyrë masive edhe lumin Osum dhe duke filluar me problematiken e zjarreve, ku të gjitha efektet anësore të zjarreve preknin qendrën e qytetit, por edhe zonat që rrethojnë Landfillin”, tha kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo.

Inaugurimi u bë në vendgrumbullimin e mbetjeve të Beratit, por projekte të ngjashme janë zbatuar dhe në Dimal e Kuçovë.

Ky vendgrumbullim i vendosur në kodrat e fshatit Otllak do të funksionojë deri në vitin 2025. Mbetjet urbane groposen ndërsa për çlirimin e gazit është vendosur një oxhak me filtra. Po kështu punimet përfshinë vendosjen e vaskave për filtrimin e ujërave nëntokësore.  Landfilli është i rrethuar për të mos lejuar depërtimin e kafshëve apo personave të paautorizuar.  Rehabilitimi i zonës do të bëhet nga Bashkia e Beratit, pa kosto shtesë për qytetarët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni