Fundi i Perandorisë
së Trullosjes?
Sulmi i pashembullt dhe shumë i rrezikshëm, i kryer dje në Lazarat ndaj ekipit të reporterëve të TV A1 Report, e solli edhe Shqipërinë, sa i përket marrëdhënies së krimit me median, në disa standarde negative botërore.
Sulmi i pashembullt dhe shumë i rrezikshëm, i kryer dje në
Lazarat ndaj ekipit të reporterëve të TV A1 Report, e solli edhe Shqipërinë, sa i përket marrëdhënies së krimit me median, në disa standarde negative botërore. Kuptohet të atyre pjesëve të botës, si Meksika, Rusia, Kolumbia, ku gazetarët fatkeqësisht rradhiten shpesh ndër viktimat e mafiozëve që denoncojnë. Deri tani, gazetarët tek ne kanë qenë viktima të rrahjeve, ofendimeve e gjobave, por puna nuk ka shkuar deri tek vënia e tytës së kallashit në ballë dhe plagosja e pjesëtarit të ekipit. Duket se tek Republika e Hashashit dhënien e informacionit nga brenda saj e kanë kaq zët, saqë nuk e kanë për gjë të zbrazin karikatoret jo më në ajër, për të frikësuar, por edhe mbi njerëz të gjallë.
Policët dhe ushtarët e kanë pjesë të zanatit të tyre rrezikun për jetën. Gazetarët, gjithashtu, rrezikojnë kudo me informacionin e tyre, sidomos kur prekin interesa të botës së krimit apo korrupsionit. Kohët e fundit, disa media kanë qenë në pararojë të zbulimit të aferave të pista, të trafikut të kokainës, heroinës, marihuanës, të tritolit, të rekrutimit të shqiptarëve për xhihad, duke dhënë informacion të dobishëm edhe për Policinë e Prokurorinë, shpesh edhe më të saktë se institucionet që e kanë për detyrë ta bëjnë një gjë të tillë. Por, ndërkohë, gazetari, gazeta, televizioni e bëjnë një gjë të tillë hapur, duke marrë mbi vete risqe që nuk i kanë, psh, efektivë të organeve shtetërore, të cilët veprojnë me mbulim.
Ajo që presim aktualisht, pas kësaj ngjarjeje, nga shteti, është garantimi i së drejtës kushtetuesve të qytetarëve të këtij vendi për informim, që e siguron puna dhe profesioni i gazetarit. Kjo nënkupton që realizimi i lirisë së fjalës nuk mund të arrihet pa eliminuar “vrima të zeza” si grupi banditesk në Lazarat. Kjo bërthamë anti-shtet brenda shtetit, me njerëz me sytë gjak, të pajisur me armë, që ndoshta as Policia nuk i ka, me municione që do t’ia kishin zili edhe ndërluftuesit e Lindjes së Mesme, është bërë pengesa e çdo përpjekjeje për të hedhur pas shpine një herë e përgjithmonë shtetin e cubave, të hajdutëve, që kontrabandistëve, që forca të ndryshme politike madje e kanë ushqyer.
Kjo bërthamë duket se është krijuar me njerëz të kërkuar nga policia, nga katër anët e Shqipërisë, të mbështetur deri dje nga segmente të shtetit, të cilët nuk e kanë për gjë të mbjellin haptazi bimë që trullosin dhe marrin mijëra jetë njerëzish, ndërkohë që e mbrojnë këtë aktivitet me terror. Mijëra familje, që shohin fëmijët e tyre të shkatërruar nga produkti “Made in Lazo” kanë dhënë dje urime për policinë e shtetit dhe për qeverinë. Por, edhe për gazetarët që u dhanë lajmin e mire, duke çarë tymin trullosës që fsheh edhe informacionet mbi atë se çfarë ndodh në Lazarat. Le të bashkëpunojmë për standarde të reja, por këtë herë në drejtim pozitiv…!
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81%
-
Të gabuar
13.8%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5814
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42