Jessie J ka njoftuar se ajo dhe partneri i saj, Chanan Safir Colman, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Këngëtarja dhe basketbollisti me origjinë nga Danimarka ishin të lidhur prej vitit 2021. Në vitin 2023 çifti e bëri publike lidhjen. Jessie shpreh vetëm fjalë të mira për Chanan, me të cilin u njoh vetëm pak javë pasi kishte përjetuar një abort spontan.
Ajo e përshkruante si "rreze drite" dhe "qetësia e çmendurisë sime." Jessie dhe Chanan mirëpritën në jetë djalin e tyre, Sky, në maj të vitit 2023.
Megjithatë, lidhja e tyre tani ka marrë fund. 38-vjeçarja ndau në Instagram një video me Chanan dhe Sky, ndërsa në sfond dëgjohej kënga “Here Comes the Sun.”
"Unë dhe Chanan vendosëm t'i japim fund lidhjes sonë disa kohë më parë. Ka qenë një situatë e trishtueshme dhe e vështirë, por jemi përqendruar që ta përballojmë këtë ndryshim në mënyrë private dhe pozitive, për të krijuar një mjedis të shëndetshëm dhe të lumtur bashkëprindërimi për djalin tonë dhe për ne. Fatkeqësisht, duke qenë persona publikë, kjo është mënyra më e lehtë për t'u treguar njerëzve të vërtetën, përpara se të përhapen thashethemet ose të krijohet një histori e rreme”, shprehet ajo.
Më tej, shton se fëmija i tyre është prioritet dhe marrëdhënia tani e tutje do të ekzistojë mbi bashkëprindërimin: "Ne do të vazhdojmë gjithmonë ta mbështesim njëri-tjetrin me dashuri, respekt dhe kujdes si miq, dhe mbi të gjitha si mami dhe babai i Sky. Po e rrisim dhe duam Sky bashkë.”
Këngëtarja, e cila dikur e kishte përshkruar jetën e saj me Chanan si "dashuri pasionante", më parë ka pasur një lidhje afatgjatë me aktorin hollivudian Channing Tatum.

Komente

