Jessie J feston ditëlindjen në karantinë, koncert live për 14 mijë fansa (FOTO)

Jessie J feston ditëlindjen në karantinë, koncert live për 14 mijë fansa (FOTO)

Jessie J

Këngëtarja me famë botërore Jessie J e ka festuar ditëlindjen në mënyrën më të veçantë.

Fatkeqësisht ditëlindja e këtij viti e zuri në izolim për shkak të koronavirusit, por ajo e gjeti zgjidhjen.

Këtë të premte Jessie mbajti një koncert në shtëpinë e saj live nga Instagrami për të gjithë fansat kudo nëpër botë.

E veshur me një kostum me xixa dhe paruke të shkurtra ajo performoi mes një dhome të mbushur me drita si të ishte në një skenë të vërtëtë të koncertit.

Jessie  performoi për gati një orë këngë të ndryshme nga repertori i saj i gjerë, gjithashtu edhe preferenca nga fansat.

Mbi 14 mijë shikues nga e gjithë bota u bënë pjesë e koncerit të saj online.

Këngëtarja gjithashtu iu lut të gjithë fansave që të qëndrojnë në shtëpi e të kujdesen për veten e tyre.

“Askush nuk është vetëm, të gjithë jemi bashkë”, tha Jessie gjatë performancës.

Jessie theksoi se të premten tjetër  mund të mbahet një tjetër koncert nga karantina si natën e sotme.

Foto nga koncerti live

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale