Komisioni Evropian tha se Greqia ka përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve financiare. Kjo shënon fundin zyrtar të krizës së borxheve që nisi në vitin 2010.Komisioni Evropian njoftoi ndërprerjen e mbikëqyrjes së buxhetit të qeverisë greke. Ky hap shënon fundin e krizës së borxhit të Greqisë, që nisi në vitin 2010, shkaktoi mosmarrëveshje mes Athinës dhe kreditorëve evropianë dhe rrezikoi në një moment madje që Greqia të dilte nga zona euro.
Komisioni tha se Greqia e kishte "përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve politike", prandaj komisioni do t'i japë fund "mbikëqyrjes së zgjeruar" të buxhetit të Greqisë më 20 gusht.
"Si rezultat i përpjekjeve të Greqisë, aftësia e ekonomisë greke për t'u përballur me krizat është përmirësuar ndjeshëm dhe rreziqet e efekteve të përhapura në ekonominë e eurozonës janë zvogëluar ndjeshëm" dhe "mbajtja e Greqisë nën mbikëqyrje të zgjeruar nuk është më e justifikuar," tha Komisioni.
Fundi i një 'kapitulli të vështirë' për Greqinë
Raporti i Komisionit arriti në përfundimin se Greqia ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arritur angazhimet që kishte marrë ndaj partnerëve të BE-së, pavarësisht nga "rrethanat sfiduese të shkaktuara nga implikimet ekonomike të valëve të reja të pandemisë, si dhe nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës".
"Me këtë zhvillim, së bashku me shlyerjen e parakohshme të kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe heqjen e kufizimeve të kapitalit, merr fundon pas 12 vjetësh një kapitull i vështirë për kombin tonë" - tha ministri grek i Financave Kristos Staikouras. "Greqia po i kthehet normalitetit evropian dhe nuk është më rast përjashtimor në eurozonë”, shtoi Staikouras.
Por edhe pse Greqia është rikthyer në tregjet ndërkombëtare të obligacioneve, vlerësimi i besueshmërisë së vendit për të marrë kredi mbetet nën nivelin e investimeve.Qeveria greke tha se shpreson të rifitojë nivelin e vlerësimit për investime deri në vitin e ardhshëm./DW
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
BE-ja bën thirrje për dialog dhe mbështet të drejtën për protesta paqësore në Serbi pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviç
28 Janar, 16:37
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
Arrestimi i 2 vrasësve shqiptarë me pagesë në Greqi, policia me deklaratë: Sekuestruam armë, drogë, silenciatorë dhe rreth 80 mijë euro (VIDEO+DETAJET)
28 Janar, 12:58
-
'Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe', Orban dhe Le Pen planifikojnë një miting në Madrid sipas modelit të Trump
28 Janar, 07:37
-
Greqi/ Zbardhet vrasja e Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarët vrasës me pagesë! Dyshohet për larje hesapesh, u gjendet arma që dyshohet se përdorën në atentat (EMRAT)
27 Janar, 16:03
-
Lukashenko fiton mandatin e shtatë në Bjellorusi, BE-ja i cilëson votimet si të rreme
27 Janar, 09:49
-
Mijëra njerëz në Mitropolinë e Athinës bënë homazhe, të pranishëm kryeministri Mitsotakis, presidentja dhe kryetari i Kuvendit grek
27 Janar, 08:43
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24