Monedha e përbashkët europiane është forcuar dje për të tretën ditë radhazi, duke u këmbyer me 132.49 lekë. Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit, me fundin e sezonit turistik, duhet të shuhen edhe efektet sezonale dhe fundi i muajit gusht do të shoqërohet me një forcim të valutës. Megjithatë, ata tregohen skeptikë për forcimin e euros, duke qenë se nuk ka pasur rritje të vëllimeve tregtare.
Ndërkohë, valuta e përbashkët evropiane ka vijuar të forcohet edhe në tregjet ndërkombëtare, ku ka shënuar nivelin më të lartë të tetë viteve të këmbimit me paundin britanik. Ndërkohë, duket se rigjallërimi gradual ekonomik i Eurozonës, gjithashtu, po çon në forcimin e euros kundrejt dollarit. Aktualisht, norma e këmbimit është një euro/ 1.18 dollar.
Forcimi i lekut kundrejt monedhës europiane është shënuar gjatë gjithë periudhës maj-qershor. Kursi i këmbimit ishte më i qëndrueshëm në periudhën shkurt-prill, rreth vlerës 135.5 lekë/euro, por ra në 134.6 lekë/euro në muajin maj dhe, më tej, në 133.2 lekë/euro në muajin qershor.
Banka e Shqipërisë, në një analizë të posaçme për zhvillimet në kursin e këmbimit, analizon se hyrjet e valutës në ekonomi kanë qenë ndjeshëm më të larta se daljet dhe një pjesë e tyre është përkthyer si tepricë oferte valutore në treg.
Ecuria, sipas Bankës së Shqipërisë, ka reflektuar mbiçmimin më të fortë të lekut kundrejt euros gjatë kësaj periudhe, në një kohë që ai ka vijuar të forcohet me ritme të njëjta kundrejt monedhave të tjera të shportës. Në terma realë vjetorë, leku është mbiçmuar me mesatarisht 4.4% në tremujorin e dytë, nga 4% një tremujor më parë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
42.9%
-
Jo
54.5%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 9568
Lajme të tjera
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Donald Trump kritika për gjykatësin që do shqyrtojë çështjen e tij penale
1 Prill, 22:14
-
Dyshohet se gëlltiti brisqet e rrojës në burgun e Drenovës, i dënuari niset me urgjencë në spital
1 Prill, 22:09
-
Moto GP/ Ducati dominon në Argjentinë, Marquez në 'pole-position' edhe pas flakëve
1 Prill, 22:03
-
Arrestimi i serbit për djegien e 3 makinave në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protesta: E rrëmbyen njësitë e Kurtit
1 Prill, 21:58
-
Sevim Arbana rrëfehet në 'E ardhmja është vajzë', tregon rritjen me 2 motrat dhe nënë në një kohë të vështirë për familjen e saj
1 Prill, 21:56
-
VIDEO/ Dhunë dhe kaos në Kategorinë e Parë, arbitri ndërpret ndeshjen! Portieri përfundon në spital me qepje, policia shoqëron arbitrat
1 Prill, 21:54