Fundimi e Altini, dy kryeChef-a gatuajnë për bamirësi
Ka një Shqipëri të mirë. Ajo që ka përveshur mëngët e i është futur punës të ndjekë me pasion e modesti ëndrrën e jetës. Nuk janë pak djem dhe vajza që me forcat e tyre kanë krijuar realitete të mrekullueshme. Me buzëqeshje e përkushtim, kanë ngritur “ishuj” pozitiviteti dhe profesionalizmi që urojmë të shtohen sa më shumë mes nesh shqiptarëve, popull në moshë të re e me shumë ambicie e dëshirë për t’u përmirësuar.
Ka një Shqipëri të mirë. Ajo që ka përveshur mëngët e i është futur punës të ndjekë me pasion e modesti ëndrrën e jetës. Nuk janë pak djem dhe vajza që me forcat e tyre kanë krijuar realitete të mrekullueshme. Me buzëqeshje e përkushtim, kanë ngritur “ishuj” pozitiviteti dhe profesionalizmi që urojmë të shtohen sa më shumë mes nesh shqiptarëve, popull në moshë të re e me shumë ambicie e dëshirë për t’u përmirësuar.
Fundim Gjepalin, kuzhinierin e talentuar të restorantit Antico Arco të Romës nuk e kam takuar ndonjëherë, njihemi online. Nuk kam shijuar ndonjëherë pjatat e tij, por fjalët e mira, respekti për të nga ata që e kanë njohur, ka mbërritur deri tek unë si një aromë e një pjate të gatuar shumë mirë.
(Në foto: Fundim Gjepali)
Nuk kam qenë ndonjëherë as te Mrizi i Zanave në Fishtë të Lezhës, por ndjek me gëzim çdo postim që bën në Facebook themeluesi dhe pronari i tij Altin Prenga. Kërpudhat e sapombledhura të Pukës, thanat e zonave përreth, produktet dhe ushqimet e shëndetshme me impakt 0 për ambientin, fotot e të cilave Altini i publikon në Facebook të freskëta e të shpejta, janë një filozofi që duhet të përhapet anembanë Shqipërisë. Altini, pas një periudhe të gjatë emigracioni në Itali, ka sjellë në vendin e tij të lindjes eksperiencën më të mirë ushqimore dhe konceptin e mençur të slow food.
(Në foto: Altin Prenga)
Fundimin nga Roma dhe Altinin nga Fishta në Lezhë do t’i bashkojë një mision fisnik të shtunën e 25 janarit: Do të gatuajnë bashkë në një drekë bamirësie te Mrizi i Zanave në Fishtë të Lezhës dhe do të mbledhin fondet për shoqata të ndryshme shqiptare që japin kurse të gjuhës shqipe vullnetarisht për fëmijët shqiptarë që lindin e rriten në vendin fqinj.
Ja çfarë kanë menduar dy shefat në menynë e tyre për drekën e bamirësisë së 25 Janarit:
Antipasta
Krem fasulje,gjethe dafine e nerva derri.
Tortë me qepë të kuqe, djath kaçkavall dhe safran.
Pjata të dyta
Vezë, kos, lule lakër dhe tartuf te zi.
Shepkë, patate të lëngështuara në verë të kuqe.
Fileto gici, mjalte pak pikant dhe tortë brokoli.
Embelsira
Gështenja, meringa dhe kakao.
Verë e kuqe Kallmet, Ujë natyral burimi
Çmimi 3500 lek personi
Menuja, është një gërshetim i traditës italiane dhe asaj shqiptare, është studiuar dhe do të përgatitet nga Altin Prenga, pronar i Restorantit Mrizi i Zanave dhe nga Fundim Gjepali, chef i restorantit roman Arco Antico.
Të gjitha fondet e mbledhura nga dreka do të shkojnë tërësisht për blerjen e abetareve dhe librave për shoqatat shqiptare që organizojnë kurse shqipe në Itali.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.5%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha lë rrugën e Elbasanit, i bashkohet protestuesve te Bashkia e Tiranës
23 Dhjetor, 18:00
-
VIDEO/ Aksident në hyrje të Lushnjës, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përfundon në përrua, banorët e zonës shpëtojnë shoferin
23 Dhjetor, 18:00
-
Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori Hill: Beogradi vjen i përgatitur në këto bisedime
23 Dhjetor, 17:59
-
Mosbindja civile, protestuesit te Zogu i Zi i hapin rrugë ambulancës (VIDEO)
23 Dhjetor, 17:59
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën
23 Dhjetor, 17:55
-
Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL (VIDEO)
23 Dhjetor, 17:49
-
Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...! (VIDEO)
23 Dhjetor, 17:44
-
Qytetarët që bllokohen në trafik nga protesta e PD-së, Berisha: Disa mund të lëndohen! Por kjo mosbindje civile është edhe për ta, për t'i çliruar nga narko-diktatura
23 Dhjetor, 17:41
-
Berisha në protestë: Vuçiçi po dridhet, e njëjta gjë e pret dhe Ramën! Nuk e falim Portin e Durrësit
23 Dhjetor, 17:39
-
Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Përmet, shkak rënia e inerteve nga lartësitë
23 Dhjetor, 17:38
-
Ylli Pata: Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës
23 Dhjetor, 17:35