TIRANE - Një ditë dramatike kjo e të shtunës së sotme, kur pa u bërë 24 orë humbën jetën tragjikisht pesë gra.
Që në mëngjes redaksisë online të Shqiptarja.com iu desh të hapte faqen me vrasjen e Sonila Tafa. Balerina 26-vjeçare, e cila punonte në një diskotekë ishte vrarë në hyrje të klubit të natës.
Më pas në redaksi erdhi lajmi se nëna e tre fëmijëve, më i madhi 12 vjeç, kishte humbur jetën teksa po mblidhte krom në minierën e Bulqizës, për të siguruar bukën fëmijëve të saj.
Vetëm pak minuta më vonë nga qyteti bregdetar i Durrësit vjen lajmi se një 49-vjeçar qëlloi për vdekje me mjete të forta nënën e tij 70-vjeçare.
Ndërkohë që në mesditë në Korçë, dy gra u mbytën kur zetori me 20 persona në bord, me të cilin po kalonin lumin Devoll u përmbys. Në mungesë të një ure, gratë humbën jetën tragjikisht teksa fati iu kthye pas. Ato duhej të kalonin lumin për të marrë pjesë në një ceremoni mortore, por fatkeqësisht jeta e tyre mori fund në ujërat e lumit Devoll.
Vdekje tragjike këto, dëshmi e jetesës së vështirë që ka sot gruaja shqiptare.
Redaksia Online
(Suela Gera / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com