Fundjava e 15 të e protestave në Hong Kong. Mijëra protestues, kryesisht të veshur me të zeza dhe me ombrella, tashmë simbolike, kanë sfiduar paralajmërimet e policisë duke marrë pjesë në marshimin pro-demokracisë të organizuar nga Fronti Civil i të Drejtave të Njeriut, protestë e cila filloi në zonën tregtare të Gjirit dhe përfundoi në qëndër të qytetit, pranë ndërtesave qeveritare.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, të cilët bllokuan hyrjen në stacionin nëntokësor Admiralty dhe shkatërruan kamerat e mbikqyrjes.
Marshimi protestues u ndal gjithashtu para konsullatës britanike ku mijra të rinj tundnin flamuj të Mbretërisë së Bashkuar dhe parulla ku shkruhej ‘Mbroni Hong Kongun’, koloni angleze deri në vitin 1997.
‘Një vend, dy sisteme tashmë ka vdekur’, lexohej në disa parulla.
Objekt i protestave, ndër të tjera, janë edhe pasaportat Kombëtare Britanike Overseas (BNO), të dhëna banorëve të ish-kolonisë, të cilat iu lejojnë mbajtësve të hyjnë lirshëm në Britaninë e Madhe.
Javën e kaluar, rreth 130 parlamentarë britanikë nënshkruan një letër dërguar Ministrit të Jashtëm Dominic Raab, duke u bërë thirrje shteteve të Commonwealth që t'u japin banorëve të Hong Kongut shtetësinë e dytë.
Protestat, të cilat filluan në muajin qershor kundër ligjit të diskutueshëm të ekstradimit në Kinë, i tërhequr zyrtarisht në fillim të muajit shtator nga guvernatorja Carrie Lam, gradualisht u shndërruan në kërkesa për një seri reformash, për hetime të pavarur për veprimet e dhunshme të policisë dhe distancim më të madh nga Kina.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Hong Kong mashtrimi më i madh me kriptomonedha, 1641 investitorë investuan 1.2 mld dollarë
22 Shtator 2023, 13:58
-
VIDEO/ Hong Kongu dhe Kina jugore luftojnë me përmbytjet nga shira që nuk janë parë prej 140 vitesh
8 Shtator 2023, 10:45
-
FOTO/ Vdes tragjikisht sfiduesi francez i lartësive, ra nga kati i 68-të i një qiellgërvishtësi në Hong-Kong
1 Gusht 2023, 09:35
-
Ora e perandorit të fundit kinez shitet me çmimin ‘marramendës’ në ankand
23 Maj 2023, 20:50
-
Sillej në mënyrë poshtëruese me nënpunësit, zëvendës kryeministri britanik jep dorëheqjen pas ankesave për ngacmim
21 Prill 2023, 14:08
-
Trupi i saj u gjet i copëtuar i masakruar me sharrë elektrike, arrestohet ish bashkëshorti i modeles nga Kina! Në pranga edhe vëllai, babai e nëna
27 Shkurt 2023, 09:18
-
Përkujtohen ushtarakët anglezë të Luftës II Botërore! Smith e Zingraf: Bashkë për një botë demokratike të paqtë! Krrashi: Akuzat ndaj shqiptarëve, konsum i brendshëm
13 Nëntor 2022, 11:01
-
Revolta e kabinetit qeveritar në Britani, Boris Johnson jep dorëheqjen si lider i Konservatorëve! Planifikon të jetë kryeministër deri në vjeshtë
7 Korrik 2022, 08:52
-
Përkeqësohet liria e shtypit në Hong Kong, një rrjet lajmesh njofton mbylljen
2 Janar 2022, 22:15
-
Largohen dy monumente tjera në Hong Kong dedikuar viktimave të Tiananmenit, autoritetet kërkojnë të fshijnë nga kujtesa kolektive ngjarjet pro-demokracisë
24 Dhjetor 2021, 10:37
-
‘The Simpsons’ mbërrijnë në Hong Kong, Kina censuron episodin për protestat në sheshin Tinanmen
30 Nëntor 2021, 02:39
-
Amnesty International do të mbyllë zyrat në Hong Kong
25 Tetor 2021, 23:01