Fundjava e dytë pa kontrolle në Morinë, fluks të qytetarëve drejt plazheve të Shqipërisë, por s’ka radhë

KUKËS- Radhët e gjata në pikën kufitare të Morinës, janë zhdukur. Heqja e kontrolleve gjatë fundjavës ka bërë që qytetarët të lëvizin pa kufizime, ndërsa të panumërta ishin automjetet dhe qytetarët që kanë udhëtuar këtë fundjavë për pushime në bregdetin shqiptar.

Nga pika kufitare e Morinës, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, tha se krahasuar me periudhën e zakonshme, lëvizjet e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë dhe anasjelltas janë shtuar me 15%.

“Është një lajm i mirë që po gjen zbatim. Tashmë për dy javësh kemi një liberalizim. Ka sjellë rritje të numrit të njerëzve që lëvizin si nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas.  Mbi 15% lëvizje më tepër se kur kishte kontrolle. Më tepër njerëz lëvizje, njerëzit ndihen komod. Do kemi shumë më tepër njerëz. Është një fazë eksperimentale”, tha Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi ndër të tjera tha se e njëjta procedurë po zbatohet edhe në Pikën Kufitare të Shishtavecit, si një tjetër korridor i rëndësishëm mes Shqipërise e Kosovës. Aplikimi për lëvizjen pa kontrolle në dy anët e kufirit, në fundjavë dhe festa zyrtare do të jetë në zbatim deri në 30 shtator.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën