Fundjava me diell, bregdeti i Shëngjinit plot me pushues! Shqiptarët e Kosovës më 'besnikët'

Fundjava me diell, bregdeti i Shëngjinit plot me pushues! Shqiptarët e Kosovës më 'besnikët'

Plazhi i Velipojës

Ndonëse po i afrohemi 10-ditëshit të tretë të shtatorit, fluksi i pushuesve në Shëngjin vijon të jetë i lartë. Më së shumti, bëhet fjalë për pushues ditorë që kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në këtë bregdet, me pjesën dërrmuese nga Kosova.

Moti me diell ka tërhequr pushues dhe vizitorë të shumtë drejt kësaj zone turistike. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune është e populluar me pushues, pjesa më e madhe e të cilëve janë ditorë dhe kanë ardhur sa për të kaluar fundjavën në Shëngjin.

Shqiptarët e Kosovës vijojnë të jenë pushuesit më besnikë. Ata e shijojnë maksimalisht këtë zonë bregdetare që i ka përmbushur pritshmëritë e tyre.

Ndonëse jemi në stinën e vjeshtës pushteti vendor dhe biznesi vendas në Shëngjin vijon të ofrojë shërbime, ashtu si në pikun e sezonit turistik. Kjo, thonë ata, do të vijojë për sa kohë kjo zonë turistike do të jetë e frekuentuar me pushues.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • halla esma: 18/09/2023 03:46

    shengjini ishte perla e veriut,,e shkatarruat plazhin mor ndyresira njerez me pallate,,aty duhej te ishte pellembe hotel dhe resorte,,ju zenshin mallkimet, vetemnga turizmi ne duhej te hanimme luge floriri.,,popull qe i ben keq vetes..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës