Fundjava me të nxehtë afrikan/ Kur priten reshjet e shiut (VIDEO)

Temperaturat ditën e sotme kanë mbetur të larta, ku maksimumi ka shënuar 37 gradë celcius. Por duke filluar nga dita e martë temperaturat do të pësojnë rënie. Meteorologia Adiola Bani parashikon se dita e nesërme do të jetë nesër me reshje shiu.

"Dita e sotme do të vijojë me temteratura të larta, pasi vlera më e lartë në rang territori pritet të jetë deri në 37 gradë celucius. Pritet një ulje e temperaturave ditën e martë, kjo për shkak se sot në orët e pasdites, por edhe pasditja e nesërme në zonat malore do të sjellë shtim të vranësirave dhe rebeshe afat shkurtër shiu dhe breshëri", tha Bani.

Por duke filluar nga dita e mërkurë do të kemi sërish rritje të temperaturave, ku max pritet të shënojë 38-39 gradë celcius.

"Duke filluar nga e mërkura dhe nga fundjava që presim do të kemi rritje të temperaturave ku do të regjistrohen temperatura 38-39. Pritet që kjo javë të mbyllet me temperatura të larta për shkak të masave ajrore nga veriu i Afrikës, që janë masa ajrore të nxehta kryesisht", tha për Report Tv Bani.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë