Fundjava në portin e Durrësit, përpunohen 6 anije me 51 mijë ton mallra

/ATSH/. -  Gjatë kësaj fundjave në portin e Durrësit do të përpunohen 6 anije me mbi 51 mijë ton mallra të ndryshme, ndërsa priten edhe katër anije të tjera me rreth 7 mijë ton mallra, si dhe 139 kontejnerë.
Gjashtë anijet në kalata e në radë kanë sjellë mallra rifuxho të thata, tre prej të cilave rreth 30 mijë ton qymyr që ka filluar të shkarkohet në Terminalin lindor, dy të tjera do të shkarkojnë 1350 ton misër dhe 5500 ton grurë, ndërsa e fundit po ngarkohet me 5200 ton çimento.
Anijet tregtare "Sirios Cement IV", "Mega star", "Frojdi II" dhe "Tyumen" kanë filluar të përpunohen në kalatat 1, 10, 5 dhe 4, ndërsa në radë presin anijet "SDS Red" dhe "Lisa J".
Deri të dielën, më 22 nëntor, në portin më të madh të vendit pritet të mbërrijnë edhe anijet "Koralle", "Dante", "" BPF Galaxy" dhe "Makbule Ana" që sjellin përkatësisht pllaka zdrukthi, melaminë, lidhje hekuri. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon