“Don Kishoti” është shfaqur këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar. Kjo premierë absolute ka pasur sukses në publik, ku Don Kishoti është portretizuar nga aktori Romir Zalla, i ndjekur nga Sanço Pança i luajtur nga aktori Gentian Zenelaj.
Në regjinë e Klajd Ymerit ky subjekt që është bërë aq popullor në Shqipëri, u realizua me një kreativiet interesant në trajtimin e personazheve të shkrimtarit spanjoll Miguele de Servantes.
Udhëtimet e çmendura me fshatarin besnik Sanço Pança mund të përfytyroheshin shumë bukur nga skenografia e Desantila Nikës.
Don Kishoti i Mancës është shoqëruar me Muzikën e kristi Popës dhe me pjesëmarrjen speciale të sopranos Arlinda Morava.
Shfaqja rrodhi me interpretimet dinamike, jo vetëm të Romir Zallës që i jepte të gjithë dashurinë e mundshme rolit, një rol që e kishte ëndërruar siç është shprehur gjatë provave, por edhe Gentjan Zenelaj, Albana Sançolli, Gert Ferra, Amos Zaharia, Laert Vasili kanë krijuar situata komike dhe dramatike njëherësh.
[gallery]19648[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO