Fundjava rikthen pushuesit kosovarë në bregdetin shqiptar! Deri rreth orës 08:00 kanë hyrë mbi 25 mijë qytetarë

KUKËS- Fundjava i ka rikthyer sërish shqiptarët e Kosovës në bregdetin shqiptar! Kur ora ka shënuar rreth 08:00 e mëngjesit, kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë automjete me më shumë se 25 mijë qytetarë përmes pikës kufitare të Morinit.

Për këtë arsye, policia kufitare i është dashur të ngrejë trarët e të punojë me procedurë të përshpejtuar, por ka qenë e pamundur shmangia e radhëve të gjata dhe orëve të tëra pritjeje.

Si pasojë e koronavirusit, sezoni veror është zgjatur edhe përgjatë muajit shtator që është përkthyer edhe më shumë shqiptarë kosovarë që vizitojnë vendin tonë. Operatorët turistik shprehen të gjithë njëzëri se kanë qenë pikërisht ata që kanë mbajtur "gjallë" turizmin në periudhë pandemie, me shpenzime që variojnë përafërsisht 20-30 euro për person në ditë.

1599288395_morin.jpeg

1599288411_mm.jpeg

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI