Kukës - Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës. 

Sipas njoftimit të policisë Gentrit Muli 22-vjeç dhe Florent Berisha 24-vjeç ishin shpallur në kërkim nga Gjermania pasi në qershor të këtij viti Gjykata e Erfurtit, i ka dënuar me nga 15 vite burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”.

Vijon puna për ekstradimin e dy të rinjve drejt Gjermanisë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të operacionit “Ëanted”, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi dy shtetas kosovarë, konkretisht:

G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri, Kosovë.

Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Erfurtit, Gjermani, më datë 01.06.2026, i ka dënuar me nga 15 vite burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal Gjerman.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, Gjermani, vijon punën për finalizimin e ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Gjermanisë.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë