Fundjavë me diell por ftohtë! Në Tropojë e Korçë sot - 3 gradë celcius, nesër - 6! Shikoni temperaturat në qytetin tuaj 

Fundjavë me diell por ftohtë! Në Tropojë e Korçë sot - 3 gradë celcius, nesër - 6! Shikoni temperaturat në qytetin tuaj 

Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje por do të ketë ulje temperaturash.

Ndërsa sot temperatura minimale më e ulëta shënohet në Tropojë e Korçë me - 3 gradë Celcius, të dielën në këto qytete do të shënojë - 6 gradë. Tirana do të shënojë ulje me 2 gradë.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Shikoni Hartën për të parë sa do të jenë temperaturat në qytetet tuaja. 

1706335451_moti.jpg

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime

U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime