Fundoset varka në kanalin e La Manshit, 4 viktima! Mes 43 të shpëtuarve dhe një shqiptar! Sunak: Krimi po përfiton nga mjerimi (VIDEO)

BRITANI-  Një ngjarje që duket se e 'përndjek' Britaninë e Madhe është dyndja e emigrantëve drejt saj, qoftë legale apo ilegale. E duket se kjo dyndje, për herë të dytë, ka nxitur tragjedi në kanalin e La Manshit. Këtë të mërkurë, disa emigrantë rreth 50, u fundosën në varkën e tyre duke raportuar një bilanc prej 4 të vdekur dhe 43 të shpëtuar, megjithatë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas shpëtimit, ata u transportuan drejt Britanisë së Madhe. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në mesin e 43 të shpëtuarve është edhe një shqiptar, me emrin Denis.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman ishte e para që reagoi për ngjarjen ku përmes një postimi në rrjete sociale, u shpreh se është një situatë shumë shqetësuese. I nxitur nga ngjarja e rëndë, kryeministri britanik, Rishi Sunak u shpreh se bandat kriminale janë duke përdorur njerëzit e thjeshtë dhe pa mundësi ekonomikë për të përfituar, por duke vënë në lojë jetën e tyre.

Mediat e huaja nxorën edhe dëshmi të ndihmës së parë që iu dha emigrantëve. Në një intervistë për Skyneës një peshkatar na jep panoramën e Luftës së Dytë Botërore, e po ashtu, në të njëjtin kaos, edhe emigrantët patën të njëjtat britma e frikë, për 'ëndrrën britanike'.

 Ai rrëfeu se, ata që shpëtoi ishin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India ndërsa shtoi se kishin paguar shifra të çmendura për të shkelur në 'tokën' britanike.

5.000 paund i kishin dhënë secili nga emigrantët një kontrabandisti në Francë për kalimin në Britani.

Në bordin e anijes ishin 30 deri në 50 persona. Mediat e huaja kanë konfirmuar deri më tani 4 persona të vdekur ndërsa thuhet se ky numër fatkeqësisht mund të shtohet.

Direkt pas lajmit të rëndë, se barka ishte fundosur forca speciale të shpëtimit si varkat e shpëtimit, ekipet e shpëtimit të rojës bregdetare dhe një ambulancë ajrore u dërguan për të ndihmuar në një operacion kërkimi dhe shpëtimi. Një anije peshkimi ishte gjithashtu në zonë për të ndihmuar me shpëtimin. U përfshinë gjithashtu helikopterë të Rojës Bregdetare HM nga Lydd dhe Lee on Solent dhe një nga Marina Franceze.

Kujtojmë se, përkatësisht një vit më parë kanali anglez u prek nga një tragjedi e njëjtë ku humbën jetën 31 persona nga Franca në përpjekje për të kaluar drejt Britanisë së Madhe. Për këtë ngjarje, aso kohe kryeministri Boris Johnson u bëri thirrje autoriteteve franceze që të marrin masa për të ndaluar kalimin e paligjshëm të emigrantëve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:17
Incidenti në Kanalin e La Manshit ku humbën jetën 4 emigrantë, njëri nga 43 të shpëtuarit është shqiptar

1671024395_jdddd.GIF

Në mesin e 43 të shpëtuarve në varkën me emigrantë që u fundos në kanalin e La Manshit teksa po shkonte drejt Britanisë së Madhe, nje prej tyre është shqiptar, bëjnë me dije burime për Report Tv. 

Ora 14:25
'Ishte si film i Luftës së Dytë Botërore', dëshmitari rrëfen tmerrin e barkës së përmbytur të emigrantëve në La Mansh

1671024395_jdddd.GIF

Një peshkatar, ekuipazhi i të cilit shpëtoi 31 persona të bllokuar në Kanalin Anglez, tha se u zgjua në orët e hershme të mëngjesit kur emigrantët rrethuan varkën e tij duke bërtitur për ndihmë.

U bëra i vetëdijshëm për ngjarjen kur dëgjova se ata po bërtisnin për ndihmë dhe kur nisën t’i afroheshin varkës tonë”. Kapiteni Raymond tha për Sky News se kishte qenë duke fjetur kur u zgjua nga një anëtar i ekuipazhit të tij, i cili i tha: “Ka emigrantë pranë varkës”.

Raymond tha se ai numëroi 45 njerëz që mbanin gomonen që po përpihej nga uji. “Ishte si diçka nga një film i Luftës së Dytë Botërore, kishte njerëz në ujë kudo, duke bërtitur,” tha ai.

Ekuipazhi i peshkimit të Raymond kaloi dy orë duke tërhequr njerëzit nga uji:

“Adrenalina fillon dhe ju gjeni forcën për t’i siguruar këta djem.”, shtoi ai.

Ai tha se ata që shpëtoi ishin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India dhe ata i thanë se i kishin paguar secili nga 5,000 paund për një kontrabandist në Francë për kalimin në MB. Por ndërsa ekuipazhi filloi të tërhiqej, duke çuar pasagjerët e tij në port, ata kuptuan se një migrant ishte ngjitur në anën e varkës dhe ishte mbytur.

“Kur vendosa varkën time në pajisje, trupi i tij notoi lart.”

43 njerëz janë shpëtuar të gjallë dhe janë sjellë në Mbretërinë e Bashkuar. Disa nga të shpëtuarit u nxorën nga varka dhe të tjerët nga uji.

Pasi u nxori nga uji, Raymond tha se u bëri të gjithëve një “dush me ujë të vakët”, për t’i ngrohur ngadalë.

“Ne i hoqëm të gjitha rrobat e tyre të lagura dhe ekuipazhi im u dha atyre rrobat që kishin për t’i mbajtur të ngrohta. I vendosim në shtretër për t’i mbajtur ngrohtë, me jorgan, për të ngritur temperaturën e trupit atje ngadalë.”

Të 31 të shpëtuarit nga ekipi i Raymondit kanë mbijetuar.

“Ishte shumë fat që kushtet e detit ishin të mira. Ishte shumë ftohtë,” tha ai. “Kur u futëm në Dover, një mjek erdhi dhe i kontrolloi dhe ai nuk mund ta besonte se sa të mirë ishin në gjendje, asnjëri prej tyre nuk kishte hipotermi.”

Kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por në këtë fazë dyshohet se ka më shumë të vdekur duke pasur parasysh temperaturat e ulta, që besohet të jenë deri në -4C gjatë natës.

Ora 14:01
VIDEO/ Tragjedia në La Mansh, mediat e huaja publikojnë pamjet nga momenti kur shpëtohen emigrantët

Mediat e huaja kanë vijuar të publikojnë pamje nga momenti kur u shpëtuan 42 emigrantë nga barka e fundosur në La Mansh.

1671022847_page.jpg

 

Ora 13:22
Tragjedia me 4 të vdekur në La Mansh, kryeministri britanik: Zemrat dhe pikëllimi ynë shkon për të prekurit nga ngjarja e rëndë

1671020928_skynewsrishisunakprimeminister5995338.jpg

Kryeministri britanik, Rishi Sunak shprehu trishtimin për viktimat nga tragjedia e La Manshit.

 “Jam i sigurt që e gjithë Dhoma do të ndajë dhimbjen time për përmbysjen e një varke të vogël në Kanal në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe tragjik. Humbje të jetës njerëzore”.- tha ai.

Rishi Sunak vazhdoi: "Zemrat tona shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe nderimet tona për ata që janë përfshirë në operacionin e gjerë të shpëtimit."

"Është një kujtesë se bandat kriminale që drejtojnë ato rrugë vënë në rrezik jetën e të dëshpëruarve dhe përfitojnë nga mjerimi i tyre," tha ai.

Ata duhet të ndahen dhe të sillen para drejtësisë”.

Ora 13:20
Tragjedia në Kanalin e La Manshit, shtohet bilanci i viktimave nga barka e fundosur me emigrantë

1671020486_KanaliAnglez600x3601.png

Është thelluar në 4 numri i viktimave nga incidenti i kanalit të La Manshit.

Ora 11:13
Incidenti në Kanalin Anglez, humbin jetën 3 emigrantë, shpëtohen 43 persona! Shoqërohen drejt Britanisë

1671012859_dndhdnd.GIF

Një burim qeveritar ka thënë se 43 persona janë shpëtuar dhe janë sjellë në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi tha se një numër i vogël i vdekjeve të konfirmuara ka të ngjarë të rritet.

Operacioni i kërkimit vazhdon, por ata që janë gjetur tani nuk pritet të mbijetojnë.

Ora 10:44
Incidenti me fundosjen e gomones vjen rreth 1 vit pas katastrofës në Kanalin e La Manshit! Humbën jetën 31 persona

1671011195_w1280p4x320211119T145644Z89976229RC2PXQ9B8AOWRTRMADP3EUROPEMIGRANTSBRITAIN.jpg

Një gomone është fundosur në Kanalin e La Manshit dhe dyshohet se ka viktima. Kjo vjen rreth 1 vit pas katastrofës që i mori jetën 31 personave.

Më 24 nëntor 2021, gomonia me 34 persona u mbyt teksa udhëtonte nga Franca për në Britani. Fatkeqësia shkaktoi zhurmë politike, pasi disa persona akuzuan qeverinë për dështimin për të siguruar rrugë të sigurta për emigrantët. 

Sipas të dhënave të analizuara nga Sky News, 44,711 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla në vitin 2022. Këtu përfshihen 1087 gomone, me një mesatare prej 41 personash për secilën.

Të dhënat nga Projekti i Migrantëve të Zhdukur treguan se 205 migrantë ishin regjistruar të vdekur ose të zhdukur në Kanalin Anglez që nga viti 2014. 

Ora 10:27
Incidenti në Kanalin Anglez, dyshohet për viktima, reagon Braverman: Shumë shqetësuese

1671010096_1278485689bbe7cdd317f5f092012e1f95baf821740d04f74.jpg

Sekretarja e Brendshme e quan incidentin me varkë "shqetësues".

Suella Braverman i është përgjigjur incidentit të mëngjesit të sotëm në Channel, duke thënë se po mbahet “vazhdimisht e përditësuar” për situatën.

"Mendimet e mia të përzemërta janë me të gjithë ata që janë përfshirë," tha ajo.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 14/12/2022 15:58

    Kjo ashte demokracija

    Përgjigju
  • Toni: 14/12/2022 14:04

    Qeveri antikombetare qe po i largon shqiptaret nga vendi i vet, dhe po e mbush Shqiperine me bangladeshas, afgane e indiane.

    Përgjigju
  • Shqiotare a kishte?: 14/12/2022 13:57

    Po te kishte do ta bertisnin faktin me të madhe.

    Përgjigju
  • Polici: 14/12/2022 12:46

    Mos ndiqni plehrat neper media sociale qe ju genjejne, ata bejne para me klikime ju lini koken. Nuk ja vlen fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump