'Ishte si film i Luftës së Dytë Botërore', dëshmitari rrëfen tmerrin e barkës së përmbytur të emigrantëve në La Mansh

'Ishte si film i Luftës së Dytë Botërore', dëshmitari rrëfen tmerrin e barkës së përmbytur të emigrantëve në La Mansh

1671024395_jdddd.GIF

Një peshkatar, ekuipazhi i të cilit shpëtoi 31 persona të bllokuar në Kanalin Anglez, tha se u zgjua në orët e hershme të mëngjesit kur emigrantët rrethuan varkën e tij duke bërtitur për ndihmë.

U bëra i vetëdijshëm për ngjarjen kur dëgjova se ata po bërtisnin për ndihmë dhe kur nisën t’i afroheshin varkës tonë”. Kapiteni Raymond tha për Sky News se kishte qenë duke fjetur kur u zgjua nga një anëtar i ekuipazhit të tij, i cili i tha: “Ka emigrantë pranë varkës”.

Raymond tha se ai numëroi 45 njerëz që mbanin gomonen që po përpihej nga uji. “Ishte si diçka nga një film i Luftës së Dytë Botërore, kishte njerëz në ujë kudo, duke bërtitur,” tha ai.

Ekuipazhi i peshkimit të Raymond kaloi dy orë duke tërhequr njerëzit nga uji:

“Adrenalina fillon dhe ju gjeni forcën për t’i siguruar këta djem.”, shtoi ai.

Ai tha se ata që shpëtoi ishin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India dhe ata i thanë se i kishin paguar secili nga 5,000 paund për një kontrabandist në Francë për kalimin në MB. Por ndërsa ekuipazhi filloi të tërhiqej, duke çuar pasagjerët e tij në port, ata kuptuan se një migrant ishte ngjitur në anën e varkës dhe ishte mbytur.

“Kur vendosa varkën time në pajisje, trupi i tij notoi lart.”

43 njerëz janë shpëtuar të gjallë dhe janë sjellë në Mbretërinë e Bashkuar. Disa nga të shpëtuarit u nxorën nga varka dhe të tjerët nga uji.

Pasi u nxori nga uji, Raymond tha se u bëri të gjithëve një “dush me ujë të vakët”, për t’i ngrohur ngadalë.

“Ne i hoqëm të gjitha rrobat e tyre të lagura dhe ekuipazhi im u dha atyre rrobat që kishin për t’i mbajtur të ngrohta. I vendosim në shtretër për t’i mbajtur ngrohtë, me jorgan, për të ngritur temperaturën e trupit atje ngadalë.”

Të 31 të shpëtuarit nga ekipi i Raymondit kanë mbijetuar.

“Ishte shumë fat që kushtet e detit ishin të mira. Ishte shumë ftohtë,” tha ai. “Kur u futëm në Dover, një mjek erdhi dhe i kontrolloi dhe ai nuk mund ta besonte se sa të mirë ishin në gjendje, asnjëri prej tyre nuk kishte hipotermi.”

Kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por në këtë fazë dyshohet se ka më shumë të vdekur duke pasur parasysh temperaturat e ulta, që besohet të jenë deri në -4C gjatë natës.


Lajmi kryesor:

Fundoset varka në kanalin e La Manshit, 4 viktima! Mes 43 të shpëtuarve dhe një shqiptar! Sunak: Krimi po përfiton nga mjerimi (VIDEO)


G.MO/B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja