Ditën e sotme pritet që të vijoj moti i paqëndrueshëm në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb parashikohet që pjesa e parë e ditës të jetë me vranësira, të cilat do të sjellin reshje shirash në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.
Sa i përket pjesë së dyti të kësaj dite të fundit të 2020-s do të ketë përmirësim të motit edhe pse reshjet do të mbeten prezente në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C. Era do fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperendimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.