BRITANI E MADHE - Funerali i Baroneshës Thatcher, femra e parë si kryeministre e Britanisë së Madhe do të jetë e ngjashme me atë të princeshës Diana dhe Nënës Mbretëreshë. Më shumë se 700 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Britanisë morën pjesë në simulimin e funeralit në rrugën nga Westminster për në katedralen e Shën Palit.
Trupi i si ndjerës do të lëvizë me një karroce të tërhequr nga kuajt e rojës mbretërore, të cilët ishin edhe pjesë e provave të sotme.
Rreth 2.200 personalite të ndryshme nga e gjithë bota do të marrin pjesë në funeralin e ish-kryministres në Katedralen e Shën Palit, e cila do të zhvillohet rreth orës 11 të mërkurën.
Gjithashtu e pranishme do të jetë edhe Mbretëresha Elisabeth II, e cila është hera e pare, që një monarke ndjek funeralin e një ish-kryeministri, që nga vdekja e Winston Churchill-it në vitin 1965.
Margaret Thatcher njohur ndryshe si Zonja e Hekurt luajti një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në kohën e Luftës së Ftohtë mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit.

(Simulimi i funeralit të Thatcher-it)
Redaksia Online
(ad.t/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com