Një personel ushtarak britanik, francez dhe amerikan ka shkuar në Libi për të identifikuar shënjestra potenciale për fillimin e sulmeve ajrore kundër trupave të ISIS-it, njoftoi sot gazeta britanike ”Sunday Times”.
”Gjashtë oficerë britanikë të forcave ajrore iu bashkuan oficerëve të shërbimeve sekrete, diplomatëve dhe personelit ushtarak amerikan dhe francez në një mision rikonicioni pranë qytetit bregdetar libian të Tobrukut për të përpiluar një listë me objektiva potenciale për sulmet e mundshme ajrore britanike dhe të koalicionit”, theksoi gazeta.
“Ekipet e përcaktimit të objektivave duan të zbulojnë edhe vendndodhjen e milicisë aleate libiane për të mos e goditur atë aksidentalisht”, shtoi ”Sunday Times”.
Ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti i deklaroi medias javën e kaluar se vendi i saj po merrte në konsideratë bashkimin me koalicionin britaniko-amerikano-francez për të ndërhyrë për stabilizimin e Libisë.
Pinotti i tha gazetës italiane ”Corriere della Sera” se fuqitë perëndimore do të ndërhynin nëse këtë e kërkonin autoritetet libiane.
Libia ka qenë në kaos që nga rrëzimi i Moamar Gadafit në vitin 2011 dhe hyrja e ISIS-it në vend.
”Sunday Times” tha se planet ushtarake kundër ISIS-it në Libi janë pezulluar për shkak të frikës se grupi terrorist, që kontrollon një zonë të gjerë në Sirte, po përgatiste planet për zgjerimin e tij nga Siria drejt Afrikës së Veriut duke kërcënuar kështu Mesdheun
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.4%
-
E Komitetit Olimpik
12.4%
-
E qeverisë
4.3%
Vota total: 8702
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vdekja e Egli Progës/ Eksperti Fatjon Softa ngre dyshime: Diçka po fshihet! Nga i dehur u ndryshua skenari, pse u ftua për të dredhur cigaren?
13 Gusht, 18:53
-
Sërish protestë për aksin Thumanë- Kashar, banorët përplasen me forcat e policisë
13 Gusht, 18:44
-
Report Tv në lokalin ku u vra Egli Proga në Pogradec, ende i mbyllur! Pronari detyrim paraqitje, tentoi të fshehë ngjarjen
13 Gusht, 18:38
-
Ministri i Financave Petrit Malaj takon ambasadorin gjerman në Tiranë: Vlerësuam forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit
13 Gusht, 18:33
-
Lufta në Ukrainë/ Moska në OKB: Ata do të pendohen
13 Gusht, 18:14
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, dyshohet se janë fshirë pamjet e kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi ngjarja
13 Gusht, 17:52
-
Kievi: Ne nuk jemi të interesuar të aneksojmë territorin e Kurskut
13 Gusht, 17:30
-
Dita e Rinisë/ PD ekspozitë, sallë ‘COD’ si kryeministria
13 Gusht, 17:25
-
Hovenier: Hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të rrezikojë ushtarët amerikanë! SHBA është sfiduar nga Kurti
13 Gusht, 17:25
-
VIDEO/ 'Te Nazua' kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve
13 Gusht, 17:23
-
Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet
13 Gusht, 17:15
-
I nxirë dhe me plagë në fytyrë, Medi Iseni publikon video për herë të parë pas sherrit me Noizy-n
13 Gusht, 17:11