KAZAKISTAN - Ka nisur një tjetër raund bisedimesh në Kazakistan mes 6 fuqive botërore dhe Iranit.
Gjashtë fuqitë botërore Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania, janë duke u takuar me negociatorët e Iranit qytetin kazakistan Almaty për të diskutuar mbi programin bërthamor të Tehranit.
Fuqitë botërore thanë se do të pranojnë kërkesën e Iranit për të lehtësuar disa sanksione ekonomike nëse Tehrani do të ndalojë aktivitetin e saj bërthamor.
Disa ditë para takimit përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka shprehur një "optimizëm të kujdesshëm" për bisedimet e ardhshme me Iranin për programin e tij atomik.
Kryenegociatori i Iranit ka thënë se fuqitë botërore duhet të njohin të drejtën e Republikës Islamike për të pasuruar uranium, në mënyrë që të ketë përparim në bisedimet për programin e saj bërthamor.
Irani ka rezistuar presionit ndërkombëtar, duke argumentuar se pasurimi i uraniumit të saj është vetëm për qëllime paqësore dhe për këtë arsye duhet të lejohet të vazhdojë aktivitetin sipas ligjit ndërkombëtar. Punimet do të vazhdojën deri të shtunën.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com