TIRANE- Rregullimi i transportit të udhëtarëve ka hyrë në një rrugë pa kthim. Por qeveria do të lejojë të punojnë edhe furgonët 8+1 edhe pse këta nuk do të jenë më konkurrentë të pandershëm të autobusëve. Në një intervistë për "A1 Report", Zv/ministri i Transporteve, Ylli Manjani, deklaroi se aktiviteti i furgonëve 8+1 do të funksionojë rigorozisht, vetëm sipas asaj që përcaktohet në licencën e dhënë nga bashkitë.
Sipas Manjanit, lufta ndaj konkurrencës së pandershme do t'i hapë rrugën futjes në punë të flotës së autobusëve, e cila paralel me punën do të kryejë dhe përmirësimin e standardeve.
Pjesë e paketës së qeverisë për disiplinimin e transportit ndërurban do të jetë edhe siguria në rrugët e vendit, si dhe përmirësimi i standardeve në marrjen e lejeve të drejtimit për këtë lloj shërbimi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com