TIRANE- Drejtuesit e furgonave 8+1 kanë zhvilluar ditën e djeshme një protestë kombëtare në mënyrë të kordinuar, për të kundërshtuar vendimin e marrë pak ditë më parë nga qeveria, për rikthimin në fuqi të ligjit të vitit të 1998 “për kryerjen e rrugës së kthimit pa pasagjerë”. Protestat janë zhvilluar në akse të ndryshme të vendit, ku drejtuesit e këtyre mjeteve në disa raste kanë bllokuar për disa orë edhe rrugët nacionale.
Fier e Elbasan, bllokohet rruga
Rreth 200 shoferë të furgonave 8+1 në qytetin e Fierit kanë protestuar dje në rrethrrotullimin e unazës së qytetit. Për shkak të numrit të madh të automjeteve që ishin pjesë e protestës, për rreth 15 minuta qarkullimi rrugor është bllokuar dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë normalizimin e trafikut. Edhe aksi rrugor Tiranë-Elbasan ka qënë i bllokuar për rreth një orë ditën e djeshme.
Të nisur nga qendra e qytetit të Elbasanit, drejtuesit e furgonave janë afruar deri në afërsi të tunelit që lidh Tiranën me Elbasanin dhe aty kanë zhvilluar protestën e tyre, deri në momentin që ka ndërhyrë Policia Rrugore dhe ka bërë të mundur lëvizjen e automjeteve të tjera që prisnin të qarkullonin. Radha e taksive 8+1 e vendosur në Qafë-Plloç shkonte në disa kilometra. Aksi që lidh jug-lindjen e vendit ka qënë i paralizuar për disa orë, ndërkohë që, protestës ditën e djeshme iu bashkuan edhe automjetet e ardhura nga Erseka, Pogradeci dhe Bilishti.
Kalaja: Kërkojmë vetëm të drejtën tonë
Kreu i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, në mbështetje të këtyre drejtuesve të mjeteve, i ka kërkuar qeverisë të tërheq vendimin për rikthimin e ligjit të vitit 1998 dhe të luftojë konkurencën e pandershme. “ Kjo është një protestë e drejtë për vendin tuaj të punës, askënd prej nesh, nuk na ka punësuar asnjë qeveri. Jemi të vetëpunësuar dhe jemi të gjithë bashkë, furgonat nga të gjitha qytetet e Shqipërisë për të kërkuar vetëm të drejtën tonë”, është shprehur Kalaja, para drejtuesve të furgonave në Korçë.
Në Vlorë konfrontim me policinë
Protesta janë zhvilluar edhe në Vlorë, ku 120 drejtues mjetesh, ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, kanë bllokuar aksin kryesor në hyrje të qytetit të Vlorës. Në këtë qytet nuk kanë munguar edhe konfrontimet fizike mes shoferëve dhe forcave policore, të cilët tentuan të lironin qarkullimin e mjeteve të tjera në hyrje të qytetit.
Protestat e taksive janë zhvilluar edhe në Burrel, Berat, Kuçovë, Fier dhe Durrës. Sipas drejtuesve të automjeteve kjo ka qënë një grevë paralajmëruese. Krerët e Sindikatës, kanë përcaktuar të premten si afatin e fundit të pritjes së një përgjigjeje nga qeveria, pasi në të kundërt, ata do të protestojnë para kryeministrisë.
Autobuzët, do rrisim sigurinë dhe shërbimin
Në kohën kur shërbimi taksi 8+1 është në grevë prej afro një muaji, Shërbimi i transportit ndërurban me autobus premton se do të rrisë standartet dhe oraret e shërbimit. Përfaqësuesi i këtij shërbimi, Kujtim Mema ka premtuar se do të filloj përmirësimi i shërbimit dhe sigurisë, në mbështetje edhe të paketës së propozuar nga qeveria për rritjen e sigurisë rrugore. Në Shqipëri qarkullojnë rreth 5000 mijë autobusë, të cilët bëjnë linja me të gjithë qytetet e vendit. Në përmbushje të kritereve, shoqata ka deklaruar se do të përdorë vetëm autobusë të prodhimit nga viti 2000 e këtej.
Shkrimi u publikua sot (27.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com