Furgonët me punëtorë drejt
Lazaratit nën hundën e policisë

Furgonët me punëtorë drejt<br />Lazaratit nën hundën e policisë
TIRANE- Lazarati nuk ndalet në përpunimin e parcelave me kanabis, pavarësisht se forca policore lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur gati 1 km larg hyrjes së Lazaratit dhe ushtron kontrolle.

 Në fshat mbizotëron gjelbërimi nga plantacionet e mbjella me kanabis Sativa, ndërsa punëtorët vazhdojnë të shkojnë me furgonë, dhe kamionët me bote me ujë hyjnë lirshëm në Lazarat. Policia duket e paaftë për të mbajtur nën kontroll lëvizjet në fshatin e konsideruar vatra kryesore e kultivimit të bimës narkotike.

Nga pamjet  dhe fotot e realizuara sot në mengjes herët e të transmetuara nga A1 Report duket qartë se furgonët i janë rikthyer sërisht linjës Gjirokastër Lazarat, pavarësisht postblloqeve të ngritura nga policia.

A1 Report publikon pamje ku një furgon i bardhë duket se mbushet me shpejtësi me punëtorë dhe niset drejt Lazaratit, pa asnjë pengesë.  

Fill pas mbushjes së furgonëve me mëditës në Gjirokastër dhe hyrjes për në fshat policia instalon postbllok policor në afërsi të hyrjes në Lazarat.
 
Furgoni i bardhë, shërben përditë për të tërhequr mëditësit në Gjirokastër duke i çuar në Lazarat.
 
POSTBLLOK POLICOR ATY KU U NIS FURGONI ME PUNETORE
Furgonat për në Lazarat, nuk qëndrojnë më në qytet, por kanë ndërruar destinacion duke ndaluar në stacione të ndryshme.

Sot furgoni ka qenë në të njëjtin vend ku një ditë më parë, ishte instaluar postblloku policor.
 
Pasi ka kaluar furgoni me mëditës në drejtim të Lazaratit, ka “mbirë” postblloku policor në aksin Gjirokastër-Kakavije në pjesën ekstreme jugore të fshatit duke qenë më afër se dje gati 1 km. Forcat speciale, sërish kanë qenë pjesë e postbllokut policor së bashku me uniformat blu të Gjirokastrës. Sërish ato kanë kryer kontrolle rastësore tek automjetet që qarkullonin në këtë aks.
 
KAMIONET ME UJE SERISH HYJNE NE LAZARAT
Ndërkohë që 1 km më tej, është ngritur një tjetër linjë e furnizimit me ujë të boteve që hyjnë lirshëm edhe gjatë ditës së sotme në fshat.
Pamjet e Lazaratit nga larg tregojnë qartë parcelat me hashash pranë banesave dhe larg tyre. Policia e Gjirokastrës, e mbështetur edhe nga forcat speciale, pritet të ndërhyjë në terren brenda pak ditëve, por planit operacional, duhet t’i jepet OK për t’u vënë në jetë, nga krerët më të lartë të Policisë së Shtetit.   

Redaksia online 
(sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim