Furnizimi me ujë të pijshëm/ Rama: Brenda 2021, 24 orë furnizim në 52 zona urbane dhe në vitin 2022 në mbi 200 zonat rurale më të populluara

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp nga Kryeministria dhe ka folur mbi punimet dhe të gjitha kantieret e hapura për furnizimin me ujë të pijshëm.

Rama bëri me dije se falë investimeve brenda vitit 2021 do të ketë 24 orë furnizim më ujë të pijshëm në 52 zona të mëdha urbane dhe në vitin 2022 në mbi 200 zonat rurale më të populluara të vendit

"Shumëkush që ndjek faqen time, që përfaqëson edhe një kategori të opinionit publik ngre pyetje me ironi se si ka mundësi që akoma flasim për ujë të pijshëm kur bota po shkon në Hënë. E vërtetë është kjo në fakt që bota ka shkuar me kohë në Hënë por në sistemet tona të ujit të pijshëm duhet të kemi parasysh një pasqyrë të posaçme në raport me Evropën. Rrjetet janë të ndërtuara në vitet 1960-1970. As në vitet e komunizmit nuk është garantuar furnizimi me ujë 24 orë. As në këto vite nuk është rrjetëzuar një sistem ujësjellësi nga qendra deri në çdo pikë të Shqipëri.

Në 25 vite pas rënies së komunizmit kemi filluar të prekim një sistem furnizimi me ujë ku kemi pasur dhe akoma sot aty ku vazhdon puna ka tubacione të viteve 60-70.

Është një nga 5 kolonat e përcaktuara në objektivat tona. Nuk ka të bëjë thjesht me investimet por edhe me konsolidimet financiare të ndërmarrjeve të ujësjellësit.

Kuadri ligjor dhe rregullator është përmirësuar ndjeshëm. Duhet të shtojmë më tej por duhet të shkojmë më tej për sa i përket të gjithë sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm.

Deri tani janë investimet janë 514 milionë euro, nga të cilat 202 milionë janë nga buxheti i shtetit, ndërkohë që pjesë tjetër janë invstime të huaja.

Në vitin 2021 do të alookohen 52 milionë euro dhe investime të huaja 46 milionë euro. Sa i përket ujësjellësve nga trashëgimia nuk vetëm rrjete të degraduara.

Sot që flasim ka 23 zona urbane me 24 ujë furnizim me ujë.  Deri në vitin 2021 furnizimi do të jetë një realitet për të gjitha zonat urbane të Shqipërisë, duke përfshirë që nga Laçi në Kavajë, që nga Fushë-Krujë në Berat e me radhë. Tirana është një histori në vetë ku ka një rritje të furnizimit me ujë të pijshëm, nga 7 orë furnizim mesatarisht,sot vetëm Bovilla furnizon 16 orë në ditë kryeqytetin.

Në rang vendi mesatarja e Shqipërisë ishte rreth 10 orë në ditë dhe do të arrijmë në 15 orë. Për më shumë, 7 vite më parë vetëm 59.1 përqind kishin akses në një burim uji të pijshëm përmes rrjetit, pra në shtëpi, dhe sot jemi në 75.8 përqind. Në 2021 po të kemi 85.6 përqind të popullsisë me akses për ujë të pijshëm.

128 kantiere janë në punë tani që flasim pavarësisht të gjithë faktorëve të ndryshëm. Këto janë burime të reja ekonomie për të ardhmen e familjes dhe të vendit. Është njësoj si një familje e cila në kushtet e përballjes me masa shtrënguese ka nevojë të mbyllet por edhe të punojë. çdo shtëpi duhet të vazhdojë të punojë në mënyrë që të garantojë të ardhurat. Vetëm kështu do të kemi më shumë të ardhura", tha Rama në fjalën e tij.


 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:27
Ujë me klor? Rama: Unë e konsumoj në shtëpi se është i sigurt! Zahon e laj dy herë në ditë me të

Gjatë prononcimit të përjavshëm të kryeministrit Rama mbi ekonominë nuk kanë munguar batuta nga ky i fundit. I pyetur nëse e konsumon ujin e pijshëm në shtëpinë e tij, Rama e pohoi.

Ndërkohë që shumë banorë ankohen për cilësinë e ujit të rrjetit, Rama tha se e lan djalin e tij të vogël, Zahon dy herë në ditë me atë ujë.

"Që unë e pi ujin në banesën time këtë mos keni asnjë dyshim. Tirana aktualisht ka një rritje shumë të ndjeshme të furnizimit me ujë në mesataren e vetë. Ka disa zona që janë 24 orë ndërsa disa zona jo. Ka një rritje të mesatares. Po kështu mund të them dhe Durrësin. Sot kemi një rritje të ndjeshme të furnizimit. Dy herë në ditë, në mëngjes dhe darkë. Nuk di se ku gjendet uji tjetër, nuk e laj Zahon me ujë shiun. Prisni datën 25 prill dhe do të shihni sa i besueshëm jam unë" - tha Rama.

Ora 12:26
Hetimi i SPAK për Bushatin, Rama: PS nuk është mburojë e askujt! Përgjegjësia është individuale

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë mbi hetimin e SPAK pas akuzave të PD-së ndaj deputetit Ervin Bushati për fshehjen e pasurisë.

Ai deklaroi se PS nuk do të jetë mburojë e askujt dhe se përgjegjësia brenda kësa partie është individuale.

"PS ka një ndryshim të madh nga partia e syrit që mendojnë vetëm për sy e për faqe. Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. PS nuk do të bëhet mburojë e hetimeve të individëve. Mos kini merak në këtë aspekt. Kur dikush merr një detyrë në PS, përgjegjësia është individuale. Kapërcimi i vijës ndarëse të qëllimit të përbashkët me atë individuale " - tha Rama.

Ora 11:40
Balluku: Në 2021 mbulimi me ujë të pijshëm do jetë mbi 21 orë në ditë

Duke folur në deklaratë për mediat, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se në vitin 2013 vetëm qyteti i Korçës furnizohej 24 orë me ujë.

Ajo premtoi se në vitin 2021, mbulimi me ujë të pijshëm do të jetë mbi 21 orë.

"Deri në fund të mandatit të dytë ne do të kemi investuar 686 mln euro për furnizim me ujë të pijshëm për zonat urbane. Investimet shkojnë së bashku me nivelin e faturimit. Ne kemi shumë kantiere të cilat do të mbyllen dhe më pas do të hapen të reja. Kantieret e para do të mbyllen përpara pranverës së 2021. Nga viti 1991 deri në 2013 janë bërë shumë investime ndërsa vetëm Korça furnizohej 24 orë me ujë. Gjatë prezantimeve që kemi bërë, ne kemi qenë të fokusuar tek uji, por një pjesë e rëndësishme janë kanalizime. Mbulimi me ujë të pijshëm në 2013 ishte 11 orë ndërsa në fund të 2021 me përfundimin e kantiereve të hapura, kjo do të jetë mbi 21 orë. Ne kemi dyfishuar kohën e furnizimit me ujë" - tha Balluku.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 17/11/2020 12:12

    Ne 2021 ne Shqiperi nje individ i peshtire si ky do fitoje zgjedhjet me premtime per uje e drita .Vertet jemi nje popull per te ardhur keq , na vjedhin e na tallin .Pse mos te tallet ky kur perballe ka me keq se vetja , nje hajdut ordiner e batakci injorant si Lylezimi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare