Furnizimi me oksigjen të lëngshëm mjekësor në QSUT është pjesë e proceseve të përditshme për funksionimin e shërbimeve spitalore dhe trajtimin e pacientëve.
Spitali bën me dije se procesi realizohet në bazë të nevojave të spitalit përmes organizimit, monitorimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, duke garantuar furnizimin në kohë dhe vijimësinë e shërbimeve.
Sigurimi i oksigjenit mjekësor është i rëndësishëm për trajtimin e pacientëve dhe funksionimin normal të shërbimeve spitalore.
"Sot po ju prezantojmë me një prej proceseve të përditshme të punës në QSUT: furnizimin me oksigjen të lëngshëm mjekësor, një element jetik për funksionimin e shërbimeve spitalore dhe trajtimin e pacientëve. Ky proces realizohet në përputhje me nevojat e institucionit, përmes organizimit, monitorimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, duke garantuar furnizimin në kohë dhe vijimësinë e shërbimeve. Në punën tonë të përditshme, siguria e pacientëve, furnizimi i vazhdueshëm dhe funksionimi pa ndërprerje i shërbimeve janë përgjegjësi dhe prioritet i padiskutueshëm."- shkruan QSUT.










Komente
Komento