'Furnizonin' lagjet e Tiranës me kokainë, bien në pranga të policisë 3 adoleshentë

'Furnizonin' lagjet e Tiranës me kokainë, bien në pranga të policisë 3 adoleshentë

Foto ilustruese

3 adoleshentë kanë rënë në pranga të policisë së kryeqytetit pasi janë kapur duke shpërndarë kokainë në doza të vogla.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Supplier 4’, janë arrestuar L. D., 18 vjeç, banues në Tiranë; K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, si dhe M. C., 17 vjeç.

Policia thotë se gjatë kontrollit të L. D., iu gjet dhe sekuestruan, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 17-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Në vijim të operacionit polici ka arrestuar gjithashtu edhe K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën "Lord Bajron";

Po ashtu është arrestuar edhe M. C., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën "Kristo Luarasi".

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 02/10/2022 19:50

    Kto kopilat e vegjel duken ashiqari qe shesin.shumica bashkpunojne me policine.po i fusin rinise veset me te kqija.prandaj duhet i pastrim per kto plehra qe po gjelbin vendin.ashpersoni ligjej qe kur ta mendojne ti beshtoje shurra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020