Operacioni i parë
Në operacionin e parë të koduar "Linza", u arrestuan dy persona, ndërsa u sekuestruan 19 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 3 telefona celularë. Në bashkëpunim me njëri- tjetrin të arrestuarit merreshin me shitjen e lëndës narkotike të llojit kanabis në zonën e Dajtit dhe të Linzës. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë , të dy personat kanë tentuar të hedhin lëndën narkotike në Liqenin e Linzës.
Të arrestuar
Romeo Isufaj 43 vjeç
Ervis Metani 23 vjeç
Operacioni i dytë
Në operacionin e koduar “PROFESORI” u arrestuan Gazment Gazheli 46 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për trafik droge, Kristian Karanxha 27 vjeç banues në Tiranë, dhe V. Gazheli 68 vjeçe, e ëma e Gazhelit. Gazmend Gazheli me pseudonimin “Profesori" në bashkëpunim me Kristian Karanxhën me pseudonimin “Kiçi” shisnin kokainë dhe heroinë në zonën e Brrylit, Ali Demit dhe Shkozës.
Gjatë kontrollit në banesën e Gazmend Gazhelit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 165 gramë heroinë. Në kohën që po hynte policia kontroll në këtë banesë, V. Gazheli (e ëma) është kapur me dy qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, të cilat po tentonte ti hidhte jashtë banesës. Po gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike e llojit heroinë e ndarë në 27 doza.
Ndërsa nga kontrolli i banesës së ushtruar te Kristian Karanxha me pseudonimin “KIÇI” , është gjetur një qese e tejdukshme brenda të cilës kishte 3 (tre) porcione, doza me pluhur të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Kokainë”.
Të arrestuar
Gazment Gazheli 46 vjeç
V. Gazhelit 68 vjeçe, e ëma e Gazhelit
Kristian Karanxha 27 vjeç
Operacioni i tretë
Në operacionin e tretë të policisë së Tiranës u arrestuan 4 persona, ndërsa u sekuestrua kokainë e ndarë në doza gati për shitje. U arrestuan Fation Thaçi 35 vjeç, Adi Zajmi 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe Henrik Cicollari 30 vjeç, Edvin Mneri 40 vjeç, i dënuar më parë.
Në bashkëpunim me njeri tjetrin janë kapur në flagrancë teBulevardi “Zogu i Pare”, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjet është gjetur dhe sekuestruar një kokainë e ndarë në doza gati për shitje.
Të arrestuar
Fation Thaçi 35 vjeç
Adi Zajmi 33 vjeç
Henrik Cicollari 30 vjeç
Edvin Mneri 40 vjeç
[gallery]25443[/gallery]
d.b/shqiptarja.com

VIDEO







