Florenc Mema, 30 vjeç, Demokrat Çizmja, 27 vjeç dhe Luan Bodlli 41 vjeç janë tre nga shqiptarët e ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë ku pritet të vuajnë dënimin e marrë nga autoritet italiane. Këto tre persona janë të njohur në botën e trafikut të kokainës, ku një rol aktiv e drejtues si pjesë e grupit kriminal të shqiptarëve që furnizonin me kokainë pothuajse të gjithë Italinë e Veriut dhe disa vende të BE-së.
Po cila ishte skema që përdorte ky grup? Referuar shkrimeve në media të aso kohe, kokaina e trafikuar nga Amerika e Jugut mbërrinte në Holandë e më pas duke përdorur automjete me targa franceze e gjermane, kokaina transportohej në Itali e kryesisht në territorin e provincës së Bergamos, ku kishte bazën operative ky grup kriminal. 100 kile kokainë në vit dhe mijëra euro kesh të sjella në Shijak ishte aktiviteti i grupit kriminal goditur nën operacionin italo-shqiptar të koduar "Romano". Rezulton se kokaina e pastër ishte me mbishkrimin e linjës së parfumeve Hugo BOSS dhe shpërndahej në Holandë, Francë, Gjermani dhe Italinë e Veriut. Kokaina vinte nga Amerika Latine dhe pasi depozitohej në bazën e grupit të shqiptarëve në periferinë e Bergamos dhe disa qyteteve në Italinë e Veriut, ajo kalonte edhe në veriun e Europës. Paratë e grupit të fituara nga aktiviteti i narkotrafikut silleshin në Shqipëri në mënyrë ilegale me çanta dhe duke i fshehur në automjete. Marrja e shumë apartamenteve në zonën e Bergamos me qira nga anëtarët e grupit, të cilët i përdornin si bazë, ka ndihmuar hetuesit të arrijnë në gjurmët e trafikantëve. Ndërsa ndër logot e kokainës ishte dhe Hugo Boss, linja e parfumeve të shtrenjta, kokainë e cila përdorej për klientët VIP dhe shitej me çmim të lartë. Tre shqiptarët e arrestuar në Shijak kishin një rol aktiv e drejtues si pjesë e grupit kriminal dhe menaxhonin në Shqipëri fitimet e grupit kriminal.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ Kush janë 9 shqiptarët e ekstraduar sot në Itali! Nga furnizimi i Europës me kokainë të pastër te heroina me anije...HISTORITË e tyre
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator të sofistikuar kokaine dhe kraku, arrestohet shqiptari i ‘papunë’! Kishte ngritur rrjet të organizuar, formulë dhe për drogën
29 Janar, 15:46
-
Kampion bote me Italinë, ish-portieri i Serie A: Tani jetoj në pyll, futbolli modern s'është për mua
29 Janar, 11:21
-
Torturoi, vrau dhe sulmoi seksualisht të burgosurit, kush është gjenerali libian për të cilin Giorgia Meloni do të hetohet
29 Janar, 09:45
-
Itali/ Krime elektorale, trafik armësh dhe droge, goditet klani i ‘Ndragheta’, 44 arrestime! Mes të prangosurve kryebashkiaku, zëvendësi dhe kreu i këshilltarëve
29 Janar, 09:31
-
Itali/ U prangos për shitje kokaine, shqiptari thyen arrestin shtëpiak një ditë pas masës së Gjykatës! Kapet te shtëpia e një gruaje
29 Janar, 08:38
-
Itali/ Pse u vu nën hetim Meloni? Linja e prokurorëve: Një zgjedhje e detyruar
29 Janar, 07:50
-
Nën hetim për rastin ‘Almasri’/ Zemërimi i Melonit: Veprim shumë i rëndë, s’do më dërgojnë në shtëpi me një rrugë të shkurtër gjyqësore
29 Janar, 07:39
-
Itali/ Meloni nën hetim për shpërdorim detyre, akuzohet se riatdhesoi komandatin libian që kërkohej nga Gjykata e Hagës
28 Janar, 17:55
-
Itali/ Kishte fshehur kokainën në tavanin e shtëpisë, në pranga 25-vjeçari shqiptar! I proceduar disa herë për trafik droge
28 Janar, 17:11
-
Itali/ Mbi gjysmë kilogrami kokainë dhe 38 mijë euro cash në banesë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar
28 Janar, 16:54
-
Ermal Meta gati për hapin e madh, Sampdoria tenton talentin e Tiranës
28 Janar, 14:42
-
Marrëveshja me Italinë/ Anija 'Cassiopea' sjell 49 emigrantë të paligjshëm në Shëngjin! 4 prej tyre do kthehen mbrapsht (VIDEO)
28 Janar, 07:20