EKSKLUZIVE/ Kush janë 9 shqiptarët e ekstraduar sot në Itali! Nga furnizimi i Europës me kokainë të pastër te heroina me anije...HISTORITË e tyre

TIRANË- 9 shqiptarë të moshave 27 deri në 72 vjeç të arrestuar në periudha të ndryshme kohore nga policia e shtetit në Shqipëri, janë ekstraduar këtë të mërkurë drejt Italisë për të vuajtur dënimet me burg.

Report Tv mëson ekskluzivisht emrat e 9 shqiptarëve kryesisht të dënuar për trafik të lëndëve narkotike, plagosje e grabitje. Të ekstraduarit janë Luan Bodlli 42 vjeç, Florenc Mema, Demokrat Çizmja, 28 vjeç, Athanas Xhuveli, 27 vjeç, Luan Delaj, 50 vjeç, Xhimi Isiu, 36 vjeç, Renuar Nikolli, 30 vjeç dhe Maliq Hyqa, 72 vjeç.

Por kush janë këta dhe për çfarë akuzohen? Report Tv ka bërë një përmbledhje të historive të shqiptarëve që sot u nisën drejt vendit fqinj. Florenc Mema, 30 vjeç, Demokrat Çizmja, 27 vjeç dhe Luan Bodlli 41 vjeç janë 3 nga shqiptarët e ekstraduar sot drejt Italisë. Të tre këta persona janë të njohur në botën e trafikut të kokainës dhe pjesë e grupit kriminal që furnizonin me kokainë pothuajse të gjithë Italinë e Veriut dhe disa vende të BE-së. Ata trafikonin kokainën nga Amerika e Jugut drejt Holandës e më pas duke përdorur automjete me targa franceze e gjermane, kokaina transportohej në Itali e kryesisht në territorin e provincës së Bergamos. Grupi i tyre kriminal u godit në Shijak përmes një operacionit të koduar Romano në bashkëpunim me policinë italiane.. Rezulton se kokaina që ata trafikonin në mbarë Europën shpërndahej me mbishkrimin e linjës së parfumeve Hugo BOSS.

Emiljano Mustafa 31 vjeç nga Erseka u arrestua më 31 tetor 2019 gjatë një aksioni nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane. Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal italo-shqiptar që kishte lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta.

Ndërsa Xhimi Isiu 36 vjeç banues në Tiranë u arrestua më 30 dhjetor 2019 pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për drogë. Ai akuzohet se ishte pjesë e një grupi kriminal  ku policia italiane në nëntor të 2017 sekuestroi më shumë se dy ton lëndë narkotike hashash dhe marijuanë në Ravenna të Italisë.

Në listën e shqiptarëve të ekstraduar është Athanas Xhuveli 26 vjeç nga Vlora, i dënuar me 10 vite burg për grabitje nga Gjykata Aquilas në Itali, ndërsa ka pasur dyshime se edhe në Tiranë po përgatitej të kryente vjedhje me armë.

Një tjetër shqiptar që u ekstradua drejt Italisë është Renuar Nikolli, 30-vjeçari që shkaktoi 8 aksidente duke lënë  të plagosur 4 persona. Ai akuzohet për  grabitjen e disa banesave në zonën Pianella të qytetit të Peskarës në Itali.

 Maliq Hyka është një tjetër shqiptar i ekstraduar drejt Italisë. 72-vjeçari akuzohet për trafik heroine. Ai është shpallur në kërkim nga policia italiane në viti 2012, pasi gjykata e Milanos kishte lëshuar për të një urdhër arresti. Hyka është dënuar me 14 vite burg për bashkëpunim dhe shpërndarje të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Emrat e shqiptarëve të ekstraduar
Luan Bodlli, 42 vjeç, akuzuar për trafik droge, operacioni "Romano" i vitit 2017
Florenc Mema, 31 vjeç akuzuar për trafik droge, operacioni "Romano" i vitit 2017
Demokrat Çizmja, 28 vjeç akuzuar për trafik droge, operacioni "Romano" i vitit 2017
Athanas Xhuveli, 27 vjeç akuzuar për plagosje dhe vjedhje me dhune
Luan Delaj, 50 vjeç akuzuar për trafik droge, operacioni i koduar "Transporter" viti 2018
Emiljano Mustafa, 31vjeç, akuzuar për trafik droge, operacioni i koduar "Transporter" viti 2018
Xhimi Isiu, 36 vjeç akuzuar për trafik droge, operacioni i koduar "Smoke Snake"
Renuar Nikolli, 30 vjeç akuzuar për vjedhje dhe tregti me mall te grabitur
Maliq Hyqa, 72 vjeç akuzuar për trafik droge

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Gjarpër tymi/ U ekstradua sot në Itali, kush është Xhimi që ‘tërboi’ policinë italiane

1597253776_xhimi.jpg

Xhimi Isiu i njohur edhe si Gëzim Mejdani u ekstradua sot drejt Italisë.  Grupi i Isiut u godit në vitin 2017, në kuadër të operacionit “Gjarpër tymi”, që u zhvillua nga Policia italiane, Guardia di Finanza dhe me informacione të përcjella nga policia shqiptare.  Grupi trafikonte kanabis në Napoli nga Holanda, ndërsa heroinën e merrnin nga Turqia. Në nëntor të 2017 sekuestroi më shumë se dy ton lendë narkotike hashash në Ravenna të Italisë. Gjithashtu u sekuestruan të mirat materiale të grupit, si: 500 mijë euro pasuri; 2 apartamente, 1 makinë, 65 llogari bankare 18 mijë Euro kesh dhe 3 kompani.

Ora 19:24
Banda italo-shqiptare shpërndante heroinë në veri të Barit, lidhje me organizatën ' Ndrangheta'/ Pjesë edhe shqiptari i ekstraduar (EMRI)

Emiljano Mustafa 31 vjeç nga Erseka u arrestua më 31 tetor 2019 gjatë një aksioni nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane. Emiljano Mustafa akuzohet si pjesë e një grupi kriminal italo-shqiptar qëë kishte lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta. Gjatë operacionit ranë në pranga edhe dy italianët Davide Daddato dhe Umberto Di Benedetto.

Tre të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonin heroinë dhe marijuanë nga Shqipëria në Itali. Gjatë operacionit për kapjen e tyre u  sekuestruan shumë ngarkesa droge destinuar për eksponentë të krimit kalabrez dhe sicilianë.  Hetimet dokumentuan se organizata ishte venë në komunikim me Ndranghetën që merrte heroinën dhe e shkëmbente me kokainë.

Emiljano Mustafa, referenti i tyre në Shqipëri. Ai u arrestua në Durrës me bashkëpunim të policisë kriminale, zyrës së Interpol dhe policinë e shtetit shqiptar.

Ora 19:05
Pjesë e grupit merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve/ Ekstradohet në Itali 50-vjeçari (EMRI)

1597252376_321456.JPG

Luan Delaj, i ekstraduar sot drejt Italisë, ishte pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas. Nga operacioni i policisë i bërë në 17 janar 2020,  ranë në pranga 15 persona të akuzuar për trafik heroine, kokaine e armësh, mes tyre edhe  Luan Delaj 50-vjeç. Si rezultat i këtij aksioni, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, u sekuestruan 440 kg droga të ndryshme si kokainë, heroinë dhe hashash, si dhe disa armë zjarri.

Ora 19:04
Ekstradohet në Itali vlonjati i dënuar me 10 vite burg, në 2017 po përgatiste një grabitje në Tiranë

Athanas Xhuveli, 26-vjeçari nga Vlora është pjesë e shqiptarëve që u ekstraduan sot drejt Italisë. Ai rezulton i dënuar me 10 vjet heqje lirie, i akuzuar për grabitje dhe dëmtim nga Gjykata Aquilas në Itali, ndërsa ka pasur dyshime se edhe në Tiranë po përgatitej të kryente vjedhje me armë.

Arrestimi i të riut u bë në 2017, aso kohe 23-vjeç, nga shërbimet e komisariatit nr.4, që e ndaluan për verifikim në rrugën “5 Maji”, pasi po drejtonte një motor, që dyshohej se nuk ishte i pajisur me dokumente. Deri në momentin e kryerjes së verifikimeve në Polici, nuk dihej që Athanas Xhuveli ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pas verifikimit të gjeneraliteteve dhe gjurmëve të gishtave, është zbuluar edhe urdhër-arresti i mbërritur nga Italia, në zbatim të një vendimi të vitit 2013 të Gjykatës së Aquilas, që e kishte dënuar me 10 vjet burg. Në këtë moment është marrë vendimi për kryerjen e kontrollit të banesës ku ai jetonte me qira, ku janë gjetur armë e drogë, si dhe mjete të tjera të dyshimta.

Ora 18:54
U ekstradua sot të Itali/ Kush është Renuar Nikolli, 30-vjeçari që shkaktoi 8 aksidente dhe të shtëna me armë gjatë ndjekjes së tij

Policia italiane arrestoi më 24 nëntor 2015, në qytetin e Peskarës shqiptarin 30-vjeçar, Renuar Nikolli, i akuzuar për vjedhje dhe për tentativë vrasjeje. Gjatë ndjekjes për kapjen e tij, aso kohe 25-vjeç Nikolli shkaktoi 8 aksidente duke lënë të plagosur 4 persona. Kapja e tij u bë e mundur vetëm me anë të përdorimit të armës së zjarrit ku policia qëlloi 7 herë në mjetin e tij duke i dëmtuar gomat. Në makinën e Renuar Nikolli, tip ‘Mercedez Benz’ i vjedhur, u gjetën mjete që ai kishte përdorur për vjedhjen e disa banesave në zonën Pianella të qytetit të Peskarës.

Ora 18:45
'Heroninë me anije të fshehur në furgona e kamiona'/ Historia e 72-vjeçarit që u ekstradua sot në Itali, 7 vite në arrati 'fshihej' në Fier!

Maliq Hyka është një 9 emrat që ditën e sotme u ekstradua drejt Italisë,  pasi ishte dënuar nga gjykata italiane për trafik narkotike. 72-vjeçari për afro dy vite, kishte transportuar sasi të jashtëzakonshme heroine nga Shqipëria në Itali. Më pas kur u zbulua, për t'i shpëtuar prangave, ia mbathi në vendin e tij të origjinës. Por pas 7 vitesh në arrati i është dashur të dorëzohet.

72 vjeçari ishte zyrtarisht në kërkim nga policia italiane që nga viti 2012, pasi gjykata e Milanos kishte lëshuar për të një urdhërarresti.

Hyka ishte dënuar me 14.6 vite burgim për bashkëpunim dhe shpërndarje të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ky bashkëpunim u zbulua, kur forcat e rendit kishin pikasur 6 burra, midis të cilëve edhe Maliq Hykën, tre djemtë e tij dhe dy të tjerë që transportonin drogë me anije, në furgon të vegjël ose kamion me targa greke dhe i shkarkonin në zonën e Madonninas.

Edhe pse 72 vjeçari ishte arratisur që nga viti 2012, në vitin 2016 policët e Catturandit ranë në gjurmët e tij për ta lokalizuar më pas në Fier ku edhe u ndalua. Bashkë me të u bllokua edhe djali i tij, Enea, që ishte në kërkim që nga viti 2017, por që kishte nisur një jetë të dytë me emrin në Mikel.

Ora 18:26
'Furnizonin vendet e BE me kokainë'/ Kush janë tre shqiptarët e ekstraduar sot? I sillnin lekët në Shqipëri me çanta

1597249688_123.JPG

Florenc Mema, 30 vjeç, Demokrat Çizmja, 27 vjeç dhe Luan Bodlli 41 vjeç janë tre nga shqiptarët e ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë ku pritet të vuajnë dënimin e marrë nga autoritet italiane. Këto tre persona janë të njohur në botën e trafikut të kokainës, ku  një rol aktiv e drejtues si pjesë e grupit kriminal të shqiptarëve që furnizonin me kokainë pothuajse të gjithë Italinë e Veriut dhe disa vende të BE-së.

Po cila ishte skema që përdorte ky grup? Referuar shkrimeve në media të aso kohe, kokaina e trafikuar nga Amerika e Jugut mbërrinte në Holandë e më pas duke përdorur automjete me targa franceze e gjermane, kokaina transportohej në Itali e kryesisht në territorin e provincës së Bergamos, ku kishte bazën operative ky grup kriminal. 100 kile kokainë në vit dhe mijëra euro kesh të sjella në Shijak ishte aktiviteti i grupit kriminal goditur nën operacionin italo-shqiptar të koduar "Romano". Rezulton se kokaina e pastër ishte me mbishkrimin e linjës së parfumeve Hugo BOSS dhe shpërndahej në Holandë, Francë, Gjermani dhe Italinë e Veriut. Kokaina vinte nga Amerika Latine dhe pasi depozitohej në bazën e grupit të shqiptarëve në periferinë e Bergamos dhe disa qyteteve në Italinë e Veriut, ajo kalonte edhe në veriun e Europës. Paratë e grupit të fituara nga aktiviteti i narkotrafikut silleshin në Shqipëri në mënyrë ilegale me çanta dhe duke i fshehur në automjete. Marrja e shumë apartamenteve në zonën e Bergamos me qira nga anëtarët e grupit, të cilët i përdornin si bazë, ka ndihmuar hetuesit të arrijnë në gjurmët e trafikantëve. Ndërsa ndër logot e kokainës ishte dhe Hugo Boss, linja e parfumeve të shtrenjta, kokainë e cila përdorej për klientët VIP dhe shitej me çmim të lartë. Tre shqiptarët e arrestuar në Shijak kishin një rol aktiv e drejtues si pjesë e grupit kriminal dhe menaxhonin në Shqipëri fitimet e grupit kriminal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kadiu: 13/08/2020 08:50

    Ketij Demokratit prinderit bashke me emrin e mesuan qe nen shembullin en kryedemokratit, ne jete duhet te vjedhesh, te merresh me trafikime dhe te besh cfare te duash qe ta meritosh ate emer.

    Përgjigju
  • Oliver: 13/08/2020 05:24

    Po te denuarit xhemail pasmaçiu dhe ylli ndroqi pse nuk ekstradohen ne turqi e itali per trafik te lendeve narkotike

    Përgjigju
  • Justice: 13/08/2020 01:08

    Sa parazite mban ky vend ne kurriz. Mire qe na i pastrojne nga pak.

    Përgjigju
  • Emi: 12/08/2020 22:46

    Ky ashte brezi i demokracis si po mushin burgjete e BE.

    Përgjigju
  • Genti: 12/08/2020 19:04

    Ky Demokrat Çizmja do jete person me rrezikshmeri shume te larte

    Përgjigju
    • Bbb: 12/08/2020 21:07

      Hahhahaha

  • Bhdbdndbd: 12/08/2020 18:49

    Sillnin leket analfabete? Ku tjeter perdoret leku si monedhe?!

    Përgjigju
    • Emanuela Rrucaj: 13/08/2020 10:01

      Ne me shkoll mezi Po gjej pun vijn kta barbonat me dy klase shkoll e bejn milionat....ne burg te kalben....

    • A. N.: 12/08/2020 23:25

      Leku per boten e narkotrafikut do jete bere si dollari amerikan per boten e tregtise. :)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat