TIRANE-Policia ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash, ndërsa ka arrestuar një person. Ai është G. X. 23-vjeç, banues në Tiranë.
Ai ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e Policisë, pasi për të disponohej informacion se në bazë porosie shpërndante në klubet e ndryshme të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kokainë në formë dozash.
Teksa po qarkullonte në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” policia e ka ndaluar për kontroll, ku iu gjetën dhe sekuestruan 19 doza kokainë, një peshore elektronike, telefona dhe makina. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.